Top News – Shpërthen bombola e gazit, humbin jetën 9 persona në një vagon treni në Indi

preview_player
Показать описание
Nëntë persona humbën jetën të shtunën, pasi një zjarr shpërtheu në një vagon treni në qytetin jugor indian të Madurai, në shtetin Tamil Nadu.

Zjarri filloi pasi shpërtheu një bombol gazi që përdorej nga disa pasagjerë për të bërë çaj, thanë autoritetet indiane. Më shumë se 50 pasagjerë ndodheshin në atë vagon, që sapo ishte shkëputur nga një tren, për t’u bashkuar me një tjetër tren që do të kalonte pak më vonë.

Zjarri, i cili shpërtheu në orët e para, vazhdoi për disa orë, para se të vihej nën kontroll nga zjarrfikësit, raportojnë mediat lokale, të cilat gjithashtu thanë se 20 persona kanë mbetur të plagosur në incident.
Videoja tregonte zyrtarët e policisë duke inspektuar skenën e djegur. Të mbijetuarve iu desh të thyenin dyert për të ikur nga dhoma, sipas rrëfimeve të dëshmitarëve. Incidenti vjen pak javë pasi më shumë se 250 njerëz vdiqën në përplasjen hekurudhore më vdekjeprurëse të Indisë në më shumë se dy dekada, kur tre trena u përfshinë në një incident në shtetin lindor të Orissas në qershor.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Shperthim#India#TopChannel
Рекомендации по теме