Top Channel/ Shpërthen bombola e gazit në fshatin Selenicë, humb jetën një 50-vjeçar

preview_player
Показать описание
Një 50-vjeçar në fshatin Selenicë, ka humbur jetën pasi ka shpërthyer aksidentalisht një bombol gazi.

I zot i shtëpisë D. G, ka pësuar dëme të mëdha dhe gjatë rrugës për në spital ka humbur jetën. Nga veprimet paraprake hetimore, rezulton se shpërthimi ka ndodhur në territorin e jashtëm të banesës së këtij shtetasi.

Grupi hetimor dhe ekspertët, po vijojnë punën intensive për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje, për të përcaktuar se çfarë ka shpërthyer, si dhe për të përcaktuar shkakun e këtij incidenti.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Selenicë#Vlore#TopChannelNews
Рекомендации по теме