Top News/ Ndërron jetë i burgosuri në Fushë Krujë. U arrestua për një atentat në Don Bosko

preview_player
Показать описание
33-vjeçar, Andrea Bregasi i arrestuar vetëm 9 ditë më pare si autori i dyshuar i një atentati të dështuar në Don Bosko, ka ndërruar jetë në burgun e Fushë-Krujës. Burime për Top Neës pohojnë se i riu është dërguar pa shenja jete në spital dhe dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Bregasi u arrestua më 11 korrik 2024, si autor i një atentati të dështuar në Don Bosko të Tiranës në dhjetor 2023. Ai u kap 7 muaj pas atentatit në hyrjen e një pallati në Durrës, ndërsa në çantë iu gjet edhe një pistoletë me municion luftarak.
33-vjeçari dyshohet se ka qenë autor i atentatit në Don Bosko, ku më 14 dhjetor 2023 ka qëlluar gjashtë herë në drejtim të makinës së tregtarit Rudolf Zefit, ndërsa me të ndodheshin edhe dy persona të tjerë. Grupi hetimor nuk e ka zbardhur dot motivin e këtij atentati dhe ka pasur dyshime se mund të kishte ngatërruar shënjestër.
Andrea Bregasi rezulton i dënuar më herët për grabitje me armë në një argjendari. Ai është liruar në dhjetor 2022 nga burgu, ku ka vuajtur dënim për grabitje.
Ky është i burgosuri i dytë brenda 24 orëve që humb jetën në burgun e Fushë-Krujës. Një ditë më parë ndërroi jetë, Afrim Shaqiri 39 vjeç, i cili ka qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohej me metadon. Dyshimet edhe për të janë se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Burg#FusheKruje#TopNews#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Ky ka con shoku Im cofsh I xhenetit Andrea

FatjonShkreli