Top News - `Scorpion` me silenciator/Si u ekzekutua 42 vjecari në Fier

preview_player
Показать описание
Atentati mafioz që I mori jetën Shkelzen Kastratit një ditë më parë në vendin e njohur si Ura e Sheqit, tronditi qytetin e Fierit ku 42 vjecari, babab I katër fëmijëve nuk njihej si njeri problematik. Viktima ka qenë duke lëvizurnë rrugë me automjetin e tij Mercedez Benz, kur autorët që duket se po e ndiqnin nga pas me një Range Rover, iu afruan dhe e qëlluan, duke bërë që të humbiste kontrollin e makinës e të përplasej dhe me një mjet tjetër në të cilin ndodheshin një baba dhe vajza e tij. mësohet sipas disa raporteve se ekzekutimi është kryer me scorpion me silenciator, një armë zjarri që duket se po përdoret gjithmonë e më shumë shpesh nëpër atentate, sidomos nga vrasësit me pagesë. Dyshimet janë se edhe Kastri është qëlluar nga një person profesionist. Viktima ka marrë një plumb në kokë që I shkaktoi vdekjen e menjëhërshme në timon. Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit, dyshohet, së është vazhdimi i vrasjes së ndodhur në vitin 2016 në Fier, ku shënjestër ishte Klement Kastrati, vëllai i viktimës. Aktualisht, dyshimet kryesore janë për çështje hakmarrjeje.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#ShkelzenKastrati#Fier#TopChannel
Рекомендации по теме