Top Channel/ Viktima e 3 shqiptare, një vajzë nga Kaçaniku humbi jetën në Gjermani nga përmbytjet

preview_player
Показать описание
Në Gjermani u konfirmua viktima e tretë shqiptare nga përmbytjet katastrofike atje. Ajo është një vajzë e re, Vanesa Koxha me prejardhje nga Kaçaniku i Kosovës. Lajmin e njoftuan familjarët e saj, ndërsa një ditë më parë u njoftuar për një çift nga Peja po e Kosovës që kishin humbur jetën.

Ndërkohë pamje shokuese satelitore, dhe krahasimi i bërë me imazhet nga ajri përpara katastrofës, tregon nivelin tronditës të shkatërrimeve nga përmbytjet në Gjermani.

Nga gati 200 viktima që shënohen në pjesë të ndryshme të Europës perëndimore prej motit të keq, thuajse 160 jane vetëm në Gjermani, ku fshatra të tërë janë rrafshuar, e foto nga shkrepura nga lart, ishin një tjetër dëshmi e qartë e asaj që vetë kancelarja Angela Merkel e përshkroi si një situatë “surreale”.

Të shkaktuara prej reshjeve të shiut të një niveli të paprecendent, përmbytjet historike goditën disa pjesë të Gjermanisë përpara se të zhvendoseshin edhe në Belgjikën fqinjë e në Holandë. Stuhitë e forta dhe reshjet e shiut bënë që lumenjtë dhe rezervuarët e ujit të shpërthenin nga brigjet e tyre dhe përmbytjet e shpejta i shndërruan rrugët në përrenj të furishëm që merrnin me vete makinat dhe shkatërruan ndërtesat. Vetëm tani po dëshmohet shkalla e vërtetë e shkatërrimeve, kur niveli i ujit ka nisur të bjerë, duke lënë pas baltë e kaos.

Presidenti gjerman e përshkroi atë që ndodhi si “katastrofën më të madhe natyrore” në një shekull për Gjermaninë, e cila kishte përjetuar gjatë javëve të kaluara ndryshime të shpeshta moti: temperatura të larta dhe thatësi të ndjekura nga reshje të fuqishme. Në Belgjikë, ku vdiqën mbi 30 vete, qendra kombëtare e krizave u shpreh se situata po përmirësohet gradualisht në të gjithë, e shqetësimi kryesor tani janë kërkimët për të mbijetuar si dhe mungesa e ujit të pijshëm në rajonet më të goditura.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

ngushllime familev gjithashtu ethe xhermanve ngushllime zoti narun allah☝

farukkurti
Автор

Keq anej keq knej hajde mere vesht qa bahet

flamurxeka
Автор

Ahh për katrrahurrat e shipris ësht ba e gjet kjo permbysje qe tmos u vrejtur se qfarë bëjnë pa drejtsit e juaja.nëse eshtë e vertet siq thoni ju ama ke ju besohet genjeshtrave te juja .

lm