Top Channel/ Tronditëse! Një burrë plagos me thikë nënë e bijë në Londër, vajza vetëm 11 vjeçe

preview_player
Показать описание
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në sheshin Leicester të Londrës, ku një vajzë e mitur 11-vjeçare dhe nëna e saj, janë sulmuar me thikë.
Sipas CNN, për sulmin e rëndë është vënë në pranga një person, ndërsa nënë e bijë janë dërguar në spital. Policia tha se nuk beson se ka ndonjë të dyshuar tjetër për ngjarjen, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Për fat të mirë, të dyja të plagosurat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Kjo ngjarje vjen dy javë pas sulmit me thikë në Southport, në veriperëndim të Anglisë, ku mbetën të vrarë tre vajza dhe u plagosën tetë fëmijë të tjerë, si dhe dy të rritur.
Goditja masive me thikë shkaktoi trazira në të gjithë Anglinë, pas thashethemeve në internet se sulmuesi ishte një azilkërkues mysliman. Një adoleshent me origjinë britanike është i dyshuari për vrasje dhe tentativë vetëvrasje.
Pamjet: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Londer#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Nuk ishte Musliman por krishter nga Wellsi mos ngatroni lajmet

Lovekills