Top Channel/ A do mbulohen sërish gratë dhe vajzat/ Frikë pasi talebanët morën pushtetin

preview_player
Показать описание
Me riardhjen në pushtet të talebanëve , Afganistani kthehet 20 vite prapa.
Por ndërsa talebanët pritet të vendosin sërish diktatin, pjesa më e rrezikuar e popullsisë atje janë gratë dhe vajzat.

Kur talebanët qeverisnin Afganistanin në1990 vajzat atje ishin të ndaluara të shkonin në shkollë.
Nën regjimin e militantëve, gratë nuk lejoheshin të punonin jashtë shtëpisë ose të dilnin në publik pa një mbulesë trupore gjithëpërfshirëse dhe pa një burrë që i shoqëronte ato.

Kushdo nga vajzat apo gratë që i shkelnin këto rregulla fshikulloheshin në publik, ose ekzekutoheshin.

Një video e një vajze afgane që qan është bërë virale, teksa talebanët vendosnin kontrollin e tyre në kabul.

"Ne nuk llogaritemi sepse kemi lindur në Afganistan,”, thotë ajo ndërsa shton Ne do të vdesim ngadalë dhe do të humbasim në histori. '

Aktualisht rreth 3.5 milionë nga afërsisht 9 milionë nxënës të regjistruar në shkollë janë vajza, sipas një raporti dhe një sondazh i kohëve të fundit mbi Afganët zbuloi se më shumë se 8 nga 10 të anketuarit thanë se ishte shumë e rëndësishme të mbroheshin të drejtat e grave në një marrëveshje paqeje.

Në një deklaratë të fundit Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara tha se "Afganistani po del jashtë kontrollit" dhe se konflikti "po shkakton një dëm edhe më të madh tek gratë dhe fëmijët".
Por nga ana tjetër zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid me marrjen e pushtetit tha se gjërat do të ndryshonin dhe se ata do të shkruanin ligje për të siguruar pjesëmarrjen e grave në jetën publike.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Afganistan#Kabul#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

mos beni vaksina dhe gjdo gje behet ne rregull

lert.bllaca
Автор

E rbt ku ti keni
As për problemet që kemi vet në vend s'po nxirrni kaq shumë sa po jepni për Keta plehra .

vloranetwork
Автор

Po chall keni me mbulimin apo i keni hequr ju vet dhe doni qe te keni shoqeri me shume brek hequr

fiqirinozlli
Автор

Keto na i sillni ti bejme ta harrojne Allahun nga qefi

dandan
Автор

Kshu do bejne dhe ne shqiperi , kabul vk

jorirakipi