filmov
tv
Top Channel/ SHBA: Pasoja katastrofike për Rusinë, në rast përdorimi të armëve bërthamore
Показать описание
Amerika dhe aleatët e saj do të veprojnë "në mënyrë të prerë" nëse Rusia përdor armë bërthamore taktike në Ukrainë, tha të dielën këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, duke riafirmuar përgjigjen e mëparshme të Shtëpisë së Bardhë të Joe Biden ndaj shqetësimeve në rritje se kërcënimet e Vladimir Putin janë të rrezikshme. “Ne i kemi komunikuar drejtpërdrejt, privatisht dhe në nivele shumë të larta Kremlinit se çdo përdorim i armëve bërthamore do të sjellë pasoja katastrofike për Rusinë, se SHBA-të dhe aleatët tanë do të përgjigjen me vendosmëri dhe ne kemi qenë të qartë dhe konkretë për atë që do të sjellë n jë veprim i tillë”, tha Sullivan për Face The Nation të CBS.
Sullivan tha se lideri rus Putin e ka përdorur disa herë kartën bërthamore në pika të ndryshme gjatë këtij konflikti si kërcënim dhe ishte një çështje që administrata e Biden "duhet ta marrë seriozisht sepse po flitet për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore”. Ai shtoi se SHBA, Agjencia Ndërkombëtare Atomike dhe rregullatorët bërthamorë të Ukrainës po punojnë së bashku për të siguruar që të mos ketë probleme në centralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainën lindore, pasi rusët, tha ai, kishin "nënkuptuar vazhdimisht se mund të kishte një lloj aksidenti në këtë fabrikë".
Fakti që Shtetet e Bashkuara po dalin publikisht të paralajmërojnë Rusinë që të mos përdorë armë bërthamore është një shenjë se sa e rrezikshme është bërë beteja për Ukrainën – dhe sa më e rrezikshme mund të bëhet ajo.
Lufta është në një fazë të re kritike. Forcat e Kievit kanë shënuar fitore në lindje duke përdorur miliarda dollarë në armë të siguruara nga perëndimi dhe presidenti rus Vladimir Putin është përgjigjur duke dërguar mijëra burra të tjerë në vijat e frontit.Duke u përballur me presionin politik në rritje në vend, izolimin jashtë vendit dhe poshtërimet në fushën e betejës, lideri rus rriti përdori kercenimet bërthamore javën e kaluar duke paralajmëruar se ai mund të përdorte të gjitha sistemet e armëve në dispozicion të tij nëse konsideronte integritetin territorial të Rusisë nën kërcënim.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#SHBA#TopChannelNews

Комментарии