Top News - A do të shkojë Biden në Kiev.../ Këtë javë vjen në evropë për samitin e Nato-s

preview_player
Показать описание
Një zyrtar i lartë ukrainas ka ftuar presidentin amerikan Joe Biden të vizitojë Kievin javën e ardhshme në mesin e pushtimit rus të vendit, duke thënë se ‘askush nuk duhet të ketë frikë ta bëjë këtë, nëse është trim’.
Ihor Zhovka, këshilltar i lartë i Zelenskit, i ka kërkuar kryekomandantit amerikan të vizitojë personalisht ukrainën kur ai të mbërrijë në Bruksel për samitin e NATO-s, këtë javë. Zhovka ka kërkuar që Biden të ndihmojë në sigurimin e armatimeve amerikane, përfshirë avionët ushtarakë dhe raketat. Këshilltari po ashtu tha se presidenti Zelenski, është i zhgënjyer me refuzimin nga ana e SHBA dhe NATO-s për të vendosur zonën e ndalim fluturimit mbi hapësirën ajrore ukrainase. “Nëse NATO nuk mundet të na sigurojë një zonë ndalium fluturimi humanitare, ju lutemi na jepni avionë ushtarakë, na siguroni sisteme të mbrojtjes ajrore”, tha Zhovka në një intervistë me CNN. “Në këtë mënyrë, presidenti ynë mund të vazhdojë të bëjë këtë që po bën. Ai foli për këtë në kongresin amerikan, po e thotë këtë cdo ditë”.
Biden, që publikisht nuk ka komunikuar asnjë vendim për kërkesën e Zelenskit, ka paralajmëruar më herët se vendosja e zonës së ndalim fluturimit do të ishte një akt lufte. Ndërkohë që mbetet e paqartë se cfarë qëndrimi do të ketë ai në vijim. Dhe duke u kthyer tek ftesa për presidentin Biden, Zhovka kujtoi se edhe tre liderë të tjerë evropianë e vizituan kievin në mes të bombardimeve për tu takuar me Zelenskin. I pyetur për rrezikun e udhëtimit të Biden në Kiev, ai thotë: Sigurisht që rrezik ka kur je në një vend në luftë, një luftë në Evropë. Nuk është e qartë nëse Biden do të pranojë ftesën, që vjen ndërsa ukraina po përgatitet të presë një ngarkesë të re armësh amerikane, përfshirë raketa javelin dhe stinger. Kjo mbetet për tu parë...

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Biden#Kiev#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Biden takohet me presidentin Ucrainas por ne Poloni

samuuxi
Автор

😂😂😂😂😂😂ku te shkoj ne kiev bajden apo ti shpetoj shurra nga frika kur te degjon ato rraketat e putinit ti bien perpara kembeve

ptefxfd