Tv Klan - 3 viktima dhe 587 raste të reja me Covid Lajme-News

preview_player
Показать описание
Tre qytetarë nga Tirana, Patosi dhe Ballshi, të moshave nga 49 në 65 vjeç nuk e fituan dot betejën me koronavirusin këtë të shtunë. Shkon kështu në 2,986 numrin total i viktimave në vendin tonë që prej nisjes së pandemisë.

Situata mbetet problematike edhe në spitale, ku numri I pacientëve të shtruar ka pësuar një rritje të ndjeshme krahasuar me një ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë raportoi se aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga 165 që ishin të premten.

Ndërkohë që 26 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Rritje të lehtë kanë pësuar edhe infektimet. Sipas autoriteteve shëndetësore nga 3,143 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me Covid 587 qytetarë.

Harta e përhapjes së virusit mbetet e shtrirë në gjithë vendin, por Tirana mban sërish vendin e parë me 241 raste dhe pas saj vijnë Fieri me 40 raste, Berati me 28, Gjirokastra me 26, Elbasani me 23 dhe Durrësi me 20 raste, ndërkohë që bashkitë e tjera kanë një numër më të vogël infektimesh.

Tv Klan

#covid #vaksimin #viktima

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме