Tv Klan - 3 aksidente me 3 viktima |Lajme-News

preview_player
Показать описание
25-vjeçarja Marjana Seitaj po qëndronte në oborrin e shtëpisë së saj në Kombinat, kur një automjet që drejtohej nga Sajmir Thaçi e përplasi për vdekje.
Fillimisht e reja u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Aksidenti ndodhi në rrugën “Shaban Bardhoshi” në kryeqytet në orët e para të mëngjesit, teksa policia bën të ditur se shoferi duke qenë nën efektin e lëndëve narkotike ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me portën e jashtme të kësaj banese dhe ka hyrë në oborr ku ndodhej 25-vjeçarja.
Për aksidentin e rëndë uniformat blu arrestuan shoferin e makinës tip Audi, 40-vjeçarin Sajmir Thaçi.
Një tjetër aksident i rëndë me një viktimë ndodhi në Unazën e Madhe pranë Mjull Bathores. Një kamionçinë që transportonte gjedhë është përplasur me trafikndarësen.
Për pasojë ka humbur jetën një 32-vjeçar që drejtonte automjetin.
Humbjet e jetës si pasojë e aksidenteve nuk u ndalën këtu. Po mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Levan- Tepelenë në vendin e quajtur Kryqëzimi i Cakranit u shënua një tjetër viktimë.
Automjeti që drejtohej nga 49-vjeçari Flamur Maloku, banues në Kosovë, goditi për vdekje 75-vjeçarin Hysen Rucaj. Edhe për këtë ngjarje në polici u shoqërua shoferi i makinës që shkaktoi aksidentin.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме