Top News - Erë lufte në detin e Kinës lindore/ Pekini: Dëbuam nga ujërat tona luftanijen amerikane

preview_player
Показать описание
Ushtria kineze ka ‘dëbuar’ një anije luftarake amerikane, USS Benfold, e cila sipas pekinit ka hyrë në mënyrë ilegale në ujëra kineze, afër ishujve Xisha, ose Paracel. “I kërkojmë shteteve të bashkuara të ndalojnë menjëherë aksione të tilla provokuese”, tha në një deklaratë komanda e ushtrisë kineze. Lëvizja amerikane ka dhunuar rëndë sovranitetin dhe sigurinë e kinës, ka dëmtuar paqen dhe stabilitetin në detin e kinës lindore dhe përfaqëson një provë tjetër të pangatërrueshme të militarizimitg amerikan në rajon.

Sipas pekinit, luftanija amerikane ishte paralajmëruar të largohej pasi kishte hyrë në ujëra kineze. Ishujt paracel, që pekini i quan ishujt Xisha, pretendohen edhe nga Vjetnami dhe Tajvani. E ndërsa SHBA vazhdon të refuzojë thuajse të gjitha pretendimet e Pekinit në detin e kinës së jugut, marina amerikane reagoi duke thënë se Benfold sfidoi kufizimet e paligjshme. “Shba mendon se këto ujëra janë përtej asaj që Kina mund të pretendojë se janë ujëra të saj territoriale dhe pretendimet e kinës për ishujt paracel janë të pabazuara në ligjin ndërkombëtar”, tha marina. E gjithë kjo ndodh në një kohë kur frika për një luftë të tretë botërore është ndezur pasi Kina premtoi se do të pushtojë Tajvanin në rast se kërkon pavarësinë ndërsa marina amerikane shpalos fuqinë e saj ushtarake.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Pekini#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Ju tè top chanelit jeni origjinal slavorus

sinanshahini