filmov
tv
Top News-Telefonata e fundit e Saimir Tahirit/Para se të nisej në qeli dha dhe një mesazh
Показать описание
I tronditur nga vendimi i Apelit të gjykatës së posacme, ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri iu dha vetëm pak minuta kohë që vendimin e trupës gjykuese t’ia përcillte edhe familjarëve të tij, si dhe për të komunikuar me telefon për herë të fundit jashtë qelisë së burgut. Mirëpo, ato pak minuta Tahiri i shfrytëzojë për të bërë edhe një reagim në rrjetet sociale, përmes së cilës shkruan se moralisht është shumë i qetë pasi nuk ka shkeluar kurrë ligjin dhe se punën e tij e ka dashuruar cdo ditë.
“Ju dua shumë të gjithëve! Më vjen keq që shkoi kështu. Jam moralisht i qetë, nuk kam shkelur kurrë ligjin, kam dashuruar çdo ditë të punës sime, jam i lumtur që kam bërë detyrën siç më mirë munda. Është thjeshtë PADREJTËSI!”.
Fill pas vendimit të gjykatës, ka reaguar edhe ambasada amerikane në Tiranë, përmes Yuri Kim, ku përmes një postimi shprehet se pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë, askush nuik është mbi ligjin.
“Nxisim institucionet e gjyqësorit që të vazhdojnë të tregojnë se askush – pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë – nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri".
Edhe kreu i partisë demokratike Luilzim Basha ka dy fjalë për dënimin e Tahirit. Sipas Bashës, vendimi i drejtësisë dëshmon sa të vërteta kanë qenë akuzat e PD për përfshirjen e ish-Ministrit të Brendshëm në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Tahiri#Telefonate#TopChannel

Комментарии