Top News-Telefonata që e nxori në pritë viktimën!/E ‘ekzekutoi’ shoqëria, apo e shitën tek vrasësit!

preview_player
Показать описание
I riu Erjon Xhenje dyshohet se është nxjerrë në pritë nga nje telefonate mbrëmjen e së dielës teksa u ekzekutua me armë zjarri në lagjen Kiras.
Sipas burimeve, ka qenë telefonata e një shoku që ka nxjerrë 19-vjeçarin nga shtëpia për të pirë kafe në një lokal pranë kryqëzimit të njohur si “Rruga e Gjerë”.
Prandaj dhe policia ka administruar tabulatet telefonike për të kqyrur të gjitha bisedat që ka kryer së fundmi I riu në mënyrë që të ketë më shumë prova që do t’I shërbejnë hetimit.
Sa i takon ekzekutorëve, ata dyshohet të kenë qenë dy persona, të cilët lëviznin me motoçikletë dhe ishin të veshur me të zeza.
Njëri prej tyre ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar me 5 plumba viktimën. Ata u larguan me shpejtësi nga vendi I ngjarjes dhe rreth 500m më larg dogjën motoçikletën, konkretisht në lagjen Guerrile.
Mësohet se pak përpara se të ndodhte atentati, babai i 19-vjeçarit e kishte telefonuar djalin e tij duke i kërkuar që ta shoqëronte deri në Mal të Zi, por Xhenja e kishte refuzuar duke i thënë se ishte në lokal dhe po pinte kafe.
Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër zbarkuan me shpejtësi në vendin e ngjarjes, teksa prej mbrëmjes së djeshme po pkrehet zona dhe po punohet për të rënë në gjurmët e autorëve.
Atentati ndodhi vetëm pak minuta pas përfundimit të ndeshjes në stadiumin ‘Loro Boriçi’, ku Vllaznia arriti të merrte fitoren me rezultatin 1-0 në përballjen me Kastriotin.
Pista kryesore dyshohet të jetë hakmarrja, përshkak se kushëriri I 19-vjeçarit, Sehar Xhenja rezulton një person me precedent penal I përfshirë në disa ngjarje, përfshirë këtu të shtënat me armë zjarri ndaj Taulant Pepës në vitin 2021 në Shkodër.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Ekzekutimi#Shkoder#TopChannel
Рекомендации по теме