Sali Berisha dhe Fatmira Hajdarit në ditën përkujtimore të Azem Hajdarit - (12 Shtator 2002)

preview_player
Показать описание
Lajme Arkiva - TV Klan 2002

Sali Berisha:- “Sot pas katër vitesh, kujtimi dhe vepra e Azem Hajdarit dhe vëllaut të tij Besimit, bëhet më e madhe dhe më madhështore, e parë në dritën e zhvillimeve të fundit. Nuk ka dyshim se Azemin e vrau armiku më i egër i lirive dhe të drejtave të individit, terrorizmi, kësaj here i stampës shtetërore. Ata që ekzekutuan Azem Hajdarin, ishin kriminel, të burgosur për krime të tjera, por që dikush i liroi, për të kompletuar projektin e vrasjes së shekullit. Ne nderojmë sot Azem Hajdarin dhe veprën e tij, me bindjen më të thellë të gjithë së bashku dhe të gjithë shqiptarët, se nderi për Azem Hajdarin është nder për idealet më fisnike të njeriut, është nder për pluralizmin, është nderim për lirinë, nderim për jetën dhe dinjitetin njerëzor, vlerat më të çmuara të një shoqërie të lirë”.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме