Djali i Azem Hajdarit krah Berishës: Shpresoj që im atë të jetë frymëzim...

preview_player
Показать описание
Në homazhet që u zhvilluan këtë të mërkurë në shtatoren e Azem Hajdarit tek Qyteti Studenti, me rastin e 8 Dhjetorit, një fjalë të shkurtër mbajti edhe djali i tij, i cili mban të njëjtin emër, Azem Hajdari. Ai tha se Lëvizjen e Studentëve e kishte kujtuar gjithnjë si një ditë përrallore e se e mendonte si diçka të së shkuarës.
Hajdari tha se shpresonte që babai i tij i ndjerë, të jetë një frymëzim për të gjithë, për ta kthyer edhe njëherë Shqipërinë në mënyrë më të mirë.
“Një ditë si kjo e sotmja ka qenë në memorien time, si një ditë përrallore, sa i përket nga madhështia e guximit dhe e mirësisë madhështore të atyre njerëzve që luftuan tek e fundit, vetëm për liri demokraci dhe për të mirën e kombit tonë. Kjo përrallë ku unë e kam dëgjuar aq shumë herë dhe çdo herë është bërë më e bukur, kuptoj në vazhdimësi në rritjen time, që ishte reale dhe të gjithë këta njerëz ekzistonin dhe ishin mes nesh që luftuan ndaj komunizmit më të egër, vetëm se mirësinë, trimërinë dhe idealet e tyre. Dua t’ju them se sot se shpresoj që kjo ditë të jetë një frymëzim, babai im të jetë një frymëzim për të gjithë ne, që ta kthejmë edhe njëherë Shqipërinë në mënyrë më të mirë, më të rregullt, më të denjë dhe unë nuk e mendoja që ndonjëherë do vinte kjo ditë që njerëzit do mblidheshin përsëri kështu. Mendoja se ishte diçka e të shkuarës. Po kur shikon që kombi jot, shteti jot është në krizë, në aspektin ekonomik, akademik dhe shëndetësor, absolutisht që kjo ditë do vinte. Këta njerëz do ngriheshin përsëri. Prandaj shfrytëzoj këtë rast për të thënë si për veten time, si për moshatarët e mi, si për të gjithë popullin shqiptar: shpresoj që kjo ditë të jetë frymëzim për të gjithë. Ta kthejmë Shqipërinë në formën e vet më të mirë dhe t’i shmangin gjithë njerëzit që janë në dëmin e këtij vendi”, tha Hajdari.
Djali i Azem Hajdarit ishte i shoqërua nga e ëma, Fatmira Hajdari dhe ish-kryeministri Sali Berisha, të cilët vendosën kurora me lule tek shtatorja e vendosur në Qytetin Studenti.
Sot me 8 Dhjetor mbushen 31 vite nga fillimi i Lëvizjes Studentore që solli rrëzimin e regjimit komunist. Natën e 8 Dhjetorit 1990, rreth 300 studentë organizuan në “Qytetin Studenti” një protestë të fuqishme kundër regjimit diktatorial.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Рекомендации по теме