Top News-Greqia “dëbon” pandeminë / Dyndje turistësh ende pa nisur sezoni

preview_player
Показать описание
Greqia ka qenë një nga vendet më të izoluara gjatë periudhës së pandemisë, ku përhapja me shpejtësi e koronavirusit shënoi shifra rekord infektimesh, por edhe viktimash.
Mirëpo, duke qenë se situata epidemiologjike po përmirësohet nga dita në ditë, Greqia ka vendosur që të hapë dyert për turistët e huaj.
Edhe pse sezoni nuk është hapur akoma, turistë të shumtë janë drejtuar drejt Greqisë, e sidomos në Athinë, ku nga sa bëhet me dije hotelet janë thuajse të gjitha të rezervuara.
Lajmi u publikua nga një media gjermane, ku shkruhej se një kompani udhëtimesh vendase pritet që këtë vit të dërgojë në Greqi më shumë turistë sesa në vitin 2019.
Një vit ky që shënoi rekord për një numër të lartë vizitorësh në Greqi, ku sipas statistikave 33 milionë turistë vizituan shtetin helen në 2019.
Shoqata e Agjencive Turistike Greke po ashtu e shikon si sukses ardhjen e turistëve, kjo pasi Greqia është i vetmi vend në Europë që varet më së shumti nga turizmi. 1 në 5 euro dhe 1 në 5 vende pune në Greqi, varen pikërisht nga ky sektor.
Ndaj edhe qeveria greke për të balancuar kërkesat e mëdha vendosi të promovojë fillimin e sezonit turistik në që në fillim të muajit mars.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Greqia#Pandemi#TopChannel
Рекомендации по теме