Top News- BE nuk do tensione në kufi…!/Ç’pritet nga takimi në Bruksel mes Kosovës e Serbisë

preview_player
Показать описание
Bashkimi Evropian ka kërkuar të martën që Kosova dhe Serbia që të arrijnë kompromis për çështjen e targave të makinave, duke kujtuar se kanë mbetur edhe dy ditë që të gjendet një zgjidhje afatgjate për këtë çështje.
Të mërkurën dhe enjten në Bruksel do të zhvillohen takimet e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, në përpjekje për të gjendur zgjidhje për targat e makinave të Kosovës dhe Serbisë.
Më 21 prill, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, po ashtu pritet të takohen me ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.
Diplomatët në BE i kanë thënë se janë të shqetësuar për mundësinë e tensioneve në pikat kufitare midis Kosovës dhe Serbisë, sic shpërthyer shtatorin e vitit të kaluar. Prandaj, ata kanë bërë thirrje që të shfrytëzohen këto takime të fundit që të arrihet një marrëveshje.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi më 18 prill se për Kosovën, është i padiskutueshëm dhe panegociueshëm “parimi i reciprocitetit si thelb i çfarëdo zgjidhjeje të ardhshme” për çështjen e targave.
Këto deklarata të Kurtit, janë parë si kërcënim nga Serbia.Zëdhënësi i BE-së për çështje të jashtme dhe siguri, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë se “rundet e reja të takimeve do të zhvillohen pikërisht para se të skadojë afati i marrëveshjes ekzistuese.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat më pas nxiti protesta dhe bllokada nga serbët lokalë, të cilët shtatorin e kaluar bllokuan rrugët që çonin në dy pikëkalimet kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak ndërkohë që Serbia solli tanket në anën tjetër të kufirit.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#BE#Serbi#Kosove#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Bravo kurti jemu shtet dhe vetem reciprocitet.me serbin per qdo gjè jo vetem per targat.

milaimrugovaj
Автор

sen ska veq rrena emashrmtrime qe 22 vite sen nuk bat

rramansyla
Автор

Ultimatum sërbis njohjen e kosovës ose sanksione të ashpra si ndaj rusis

avnidestani