Miratohet vendimi për taksat dhe tarifat, PD akuzon Ramën (14 Mars 2003)

preview_player
Показать описание
Lajme Arkiva 2003

Miratimi vendimit për taksat dhe tarifat vendore në bashkinë e Tiranës nëpërmjet një vendimi qarkullues, pa mbledhur këshillin bashkiak, ka sjellë një tjetër akuzë të partisë demokratike për kryebashkiakun e Tiranës Edi Rama. Pasi e kanë quajtur këtë një veprim Stalinist dhe i kanë kërkuar kryeministrit pezullimin e këtij vendimi, demokratët kanë ngarkuar kryebashkiakun me përgjegjësinë e manipulimt të disa këshilltarëve opozitarë.

Njazi Kosovrasti: “Mbas manipulimit të votës së lirë, përpjekjet për të manipuluar opinionin publik, zoti Rama organizojë manipulimin e 4 këshilltarëve që ai i quan të opozitës. Kjo nuk na habit, vota e Rajmonda Kadros dhe Sokol Haxhisë prej kohësh është e njëjtë me atë të këshilltarëve socialistë dhe ata sot janë pjesë e grupit të tyre. Të vjen keq kur mendon se firma e 32 ishte e ballistit Aleko Gjergo dhe e 38 e ish demokristianit i shpallur së fundi këshilltarë i pavarur zoti Genc Rama.”

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме