Klan News - Rritet taksa e pronës, miratohet brenda vitit

preview_player
Показать описание
Projektligji i ri për taksën e pronës i cili është duke u diskutuar pritet që të miratohet brenda këtij viti ndërsa implementimi i tij do të ndahet në dy faza të ndryshme, për taksën e banesës dhe të tokës.

“Ne synojmë që brenda vitit të miratojmë ligjin. Taksat për banesat të hyjnë në fuqi në vitin 2026 ndërkohë për tokat bujqësore në vitin 2028.Nëprmjet ligjit do të duam që taksa mbi pasurinë të vlerësohet mbi vlerën reale dhe jo mbi çmimet e referencës”, tha Ibrahimaj.

Këto deklarata, ministrja e Ekonomisë i bëri gjatë takimit me drejtuesit e bashkive  në konferencën "Financat vendore 2022", ku tha se taksa e re e pasurisë do të rrisë të ardhurat e buxheteve të tyre. Të ardhurat nga taksa e pasurisë në vitin 2022 ishte 6.1 miliardë Lekë.

“Synohet që nëpërmjet këtij ligji të rritet ndjeshëm taksa mbi pasurinë, pra që do të ndikojë në të ardhurat e të gjitha bashkive. Vetëpërcaktimi i vlerës reale është një proces i vështirë, i cili do të zbatohet, do të kalkulohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Kadastrës Fiskale që është një drejtori në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, megjithatë është një taksë që mblidhet nga ju. Do duhet angazhim më i madh nga ana e të gjitha bashkive”, tha ministra.

Situata financiare e bashkive sipas Ibrahimajt është përmirësuar gjatë vitit 2022, por ende janë 12 bashki që kanë probleme dhe vështirësi financiare.

“Nëse vjet ne kishim 10 bashki me probleme financiare, sot ne kemi 8 bashki me probleme financiare. Nëse vjet kishim 7 bashki me vështirësi financiare, sot kemi 4 të tilla”.

Stoku i detyrimeve të prapambetura për bashkitë gjatë vitit të shkuar është ulur në 5.4 miliardë Lekë ndërsa në 2021 ishte 6.5 mld Lekë.

Klan News
#delinaibrahimaj #ekonomia
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Рекомендации по теме