Top News - BE dëbon më pak shqiptarët / Bie numri në 2023, por shumë e provojnë sërish

preview_player
Показать описание
Shqiptarët nuk bëjnë më pjesë në listën e pesë kombësive më të dëbuara nga vendet e Bashkimit Europian.
Të dhënat e Eurostat tregojnë se në tremujorin e parë të këtij viti, numri i shqiptarëve ndaj të cilëve u nxorr një urdhër largimi nga një vend anëtar i unionit ra nën 5 mijë vetë. Në të njëjtën periudhë, numri më i lartë i të dëbuarve ishin nga Maroku, Afganistani, Tunizia, India dhe Algjeria.
Megjithatë, shqiptarët bëjnë pjesë mes tre kombësive që janë më këmbëngulës për të qëndruar në BE. Sipas të dhënave të Eurostat, 1850 prej të dëbuarve nga një vend i BE-së, ose gati 30 për qind e tyre, u kap në të njëjtën periudhë në një vend tjetër anëtar të uniont.
Të dhënat tregojnë gjithsesi se ka një rënie të ndjeshme si të shqiptarëve që janë dëbuar, ashtu edhe të atyre që janë kapur sërish pas urdhrit të dëbimit në krahasim me tremujorin e parë të 2022 dhe me tremujorin e katërt të të njëjtit vit.
Ndërkohë, në total në BE numri i dëbimeve është 111 mijë vetë, ose 37 për qind më shumë se tremujori i parë i vitit të kaluar. Lista e dëbimeve kryesohet nga Franca, ndjekur më pas nga Gjermania, Holanda dhe Qipro.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#BE#Shqiptaret
Рекомендации по теме