Aksident i rëndë në Berat, dyshohet për 3 të plagosur. Dy makinat e shkatërruar plotësisht…

preview_player
Показать описание
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Berat.

Përplasja mes dy automjeteve ka ndodhur në vendin e quajtur “Qaf Hoxhaj” ndërsa dyshohet për 3 të plagosur.

Në aksident u përfshinë një automjet “Golf” dhe “Seat” ku nga pamjet e siguruara të “Fax News” përplasja duket e fuqishme pasi dy makinat kanë mbetur të shkatërruar plotësisht. Sipas informacioneve të para, drejtuesi i mjetit Seat është shtetas italian që shkonte drejt Skraparit me familjen e tij.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit

#faxweb #faxnews #zgjohu

Follow Fax News Albania

Рекомендации по теме