Ora News - Aksident i rëndë në Berat, përplasen dy makina, shoferi bllokohet brenda mjetit

preview_player
Показать описание
#oranews

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Poliçan në vendin e quajtur Uznovë e Madhe.

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë dhe shkak mendohet se është bërë lagështia në rrugë.

Të përfshirë në aksident kanë qenë një mjet tip “Benz” me tagra AA 462 AM dhe një makinë tip “Honda” me targa AA 259 FT. Si pasojë e këtij aksidenti ka ngelur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit tip Honda, e cila kishte përfunduar në kanal.

Sakaq mjeti tjetër furgon nga goditja është përmbysur.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit që kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, si dhe ambulanca që ka transportuar drejtuesin e mjetit për në spitalin rajonal të Beratit .

Policia ka nisur menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Kjo do të thot që patentat merren akoma pa ber shkollën. Jep lek e merr patenten.

nokunoku
Автор

Fat te madh paske pas. Shpresoj qe cdo kush te ket fatin ti shpetoj ktyne lloj aksidenti

myslymturkay