Klan News - Vdes në spital i arrestuari për inceneratorin e Fierit

preview_player
Показать описание
#fier #incenerator

Enver Sheshi, një nga personat e arrestuar për inceneratorin e Fierit, ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë.

59-vjeçari ishte dërguar me urgjencë gjatë pasdites së të shtunës pas komplikacioneve shëndetësore që kishte shfaqur. Shkak dyshohet të jetë bërë një arrest kardiak, por do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Enver Sheshi është 1 nga 11 personat e akuzuar nga SPAK për inceneratorin e Fierit. Nga 11 të akuzuarit, 6 janë në kërkim dhe 5 të arrestuar, mes të cilëve ishte edhe Enver Sheshi në cilësinë e administratorit të kompanisë ‘Leli-17’ sh.p.k.

Për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit të faturave fiktive. Për këtë çështj, ndër më të nxehtat që po hetohet nga SPAK, në akuzë janë vënë dhe ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka si dhe ish-deputeti i PS, Alqi Bllako.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Te hengren more mavri shkove per dhjame qeni. Te qofte DHEU I LEHTE tani I lave te gjitha detyrimet

aferditakarajani