Klan News - E zurri korrenti duke punuar tokën, vdes 31-vjeçari

preview_player
Показать описание
Një 31-vjeçar nga fshati Biçukas në Bashkinë e Divjakës ka gjetur vdekjen pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Armand Nasufi, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme kishte shkuar në tokat bujqësore të mbjella me misër për të kryer procesin e vaditjes nëpërmjet impiantit.

Pakujdesia në punë i morri jetën. Sipas burimeve policore, 31-vjecari po përgatiste shtrimin e tubave të aluminit, rreth 6 metra të  gjatë për vaditjen e misrit. Gjatë momentit të ngritjes lart në ajër të tubit, ka prekur tensionin e mesëm të kabullit elektrik duke gjetur vdekjen. Deri në orët e vona të mbrëmjes i riu nuk kishte shkuar në banesë, ndaj familjaret nisën ta kërkonin. Pas disa orësh trupi u i pa jete pranë mjeteve të punës.

Pas ngjarjes policia e Divjakës nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave te saj.

Banorët e fshatit fajësojnë autoritetet për mos respektim të sigurisë teknike të linjave të transmetimit të energjisë, pasi sipas tyre përcjellësit janë afër me tokën.

31-vjeçari Armand Nasufi ishte i martuar, baba i një fëmijë të mitur.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Рекомендации по теме