Top News - 194 shtete kërkojnë shqiptarët/ Drejtësisë i akuzon për vrasje e trafik droge

preview_player
Показать описание
Struktura ndërkombëtare e shpalljes në kërkim dhe dhënies së informacionit për persona që kanë kryer krime të rënda penale në Evropë dhe më përtej ka në listën e të shumëkërkuarve edhe dy shtetas nga Kosova.

Duke qenë se Kosova ende nuk është bërë anëtare e Interpol, të kërkuarit janë regjistruar me kërkesë të UNMIK. Ata janë Florim Hoxha, që kërkohet nga Sllovenia dhe Xhemal Kapetanovic kërkohet për vrasje nga Çekia.

Florim Hoxha ka mbi supe një mal me akuza që fillojnë me prodhim dhe trafik droge, eskport të saj në vende që janë në kufi, por edhe një ndërveprim me organizata kriminale që sundonin në Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa Kapetanovic kërkohet për një vrasje të mbetur në tentativë dhe trafik droge. Ndonëse ka edhe të tjerë shtetas nga Kosova me aktivitet kriminal, ekspertët thonë se ka dy arsye se përse në listë janë vetë këta.

E para, sepse këta dy persona konsiderohen si ndër më të rrezikshmit dhe e dyta, sepse mund të kenë hequr dorë nga shtetësia e parë dhe mund të disponojnë pasaporta të vendeve të tjera.
Ndërkohë, për këta dy persona si në të gjitha rastet e tjera fotot janë shpërndarë në të gjitha pikat e kalim kufirit, si ato ajrore, ashtu dhe tokësore, apo detare.

Në rifreskimin e fundit të të dhënave të Interpol, rezultojnë 7563 persona, që cilësohen si persona ndaj të cilëve jepet alarmi i kuq dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Drejtesi#TopChannel
Рекомендации по теме