Top News - Mbreteresha Elisabetë/ I jep sot lamtumirën bashkëshortit të saj

preview_player
Показать описание
Mbretëresha ka ndarë një nga fotot e saj të preferuara me të shoqin, Dukën e Edinburgut, në prag të ceremonisë së varrimit të tij. Cifti Mbretëror, është fiksuar teksa shplodhet në bar në një panoramë të këndshme, në aberdinshajër në 2003. Duka është i shtrirë në bar, me kapelën e vendosur mbi gju, dhe mbretëresha e buzëqeshur përkrah tij. Ceremonia e funeralit të tij do të mbahet në kështjellën e Uindsorit, në orën 15.00 të së shtunës. Fëmijët e dukës do të ecin pas arkivolit të tij.
Besnikëria e palëkundur e dukës së edinburgut ndaj mbretëreshës, shërbimi ndaj kombit dhe kurajoja e tij, do të festohen në ceremoni. Lidhja e princit Filip me marinën mbretërore dhe dashuria për detin do të jenë fokusi i ceremonisë në kështjellën e Uindsorit. Por, asnjë fjalim nuk do të mbahet, duke përmbushur këhstu amanetin e tij.
Më shumë se 730 pjesëtarë të forcave të armatosura do të marrin pjesë në event por vetëm 30 persona do të mund të hyjnë në kishën e shën xhorxhit, sipas rregullave anti covid.
Princi Filip u nda nga jeta në kështjellën e Uindsorit të premten e 9 prillit, në moshën 99 vjecare. Trupi i tij ka qëndruar në një kishë private në kështjellën e uindsorit. Arkivoli do të vendoset mbi një Land Rover të modifikuar që vetë duka kishte ndihmuar të ndërtohej dhe procesioni do të jetë i shkurtër.
Në javën që kur princ filipi u nda nga jeta, disa anëtarë të familjes mbretërore kanë publikuar foto që nuk ishin parë më herët...

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Elizabeth#TopChannel
Рекомендации по теме