Top News- Të fshehtat e të dërguarës së Blinken! / Çfarë i tha Donfried presidentes së Kosovës

preview_player
Показать описание
Ambasada amerikane në Prishtinë zbuloi detajet e vizitës dhe takimeve të ndihmësekretares amerikane të shtetit, Karen Donfried dhe të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar. Gjatë takimeve me presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, Donfrid ka garantuar Kosovën se siguria e vendit do të mundësohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj.
Sipas njoftimit për shtyp të Ambasadës Amerikane në Kosovë, Donfried i ka thënë presidentes Osmani se shqiptarët mund të ndihen të sigurtë, pavarësisht luftës në Ukrainë.
NATO po ashtu po i bën thirrje Rusisë që të ndalojë të gjitha aktivitetet destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, duke siguruar rajonin se prezenca e aleancës mund të shtohet në varësi të situatës.
Një zyrtar i Aleancës Veri-Atlantike, i kontaktuar pak ditë më parë nga Top Neës konfirmoi se NATO po monitoron me kujdes situatën e sigurisë në rajon, ndërsa shtoi se trupat e KFOR, shtabi i NATO-s në Sarajevë dhe zyra në Beograd janë prezent për të siguruar paqen në Ballkan. Lufta në Ukrainë e ka kthyer Ballkanin në shënjestrën më të lehtë të Rusisë për destabilizimin e Evropës.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Blinken#Donfried#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

🇺🇸❤RROFTË AMERIKA❤🇺🇸
🇦🇱❤RROFTË KOMBI SHQIPTAR❤🇦🇱🇦🇱❤RROFTË SHQIPËRIA❤️🇦🇱

FZEZ