Stop - 29 Tetor 2024 (Emisioni i plotë)

preview_player
Показать описание
Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Monika Kryemadhi deklaron më në fund peshkun e madh…

Monika Kryemadhi tha mbrëmjen e djeshme, se peshku i madh në telefonin e saj është Edi Rama. Këtë pretendim, se peshku i madh ndodhej në telefonin e zonjës Kryemadhi, e deklaroi ish ministri Lefter Koka, nga qelia. Nga ana tjetër, kohë më parë, vetë Rama pat pozuar, jo me një, por me dy peshq të mëdhenj, që i kishte quajtur “alamet cunash”.

Video-skandali, shkon të vizitohet, polici i nxjerr armën mjekes, lihet i lire

Denoncimi i rradhës vjen nga një mjeke e re kardiologe në Spitalin e Gjirokastrës. Jona Leka, që punon prej 4 vjetësh në këtë spital, tregon, se të premten e kaluar, gjatë një vizite rutinë, polici i kufirit Siri Kacaboni, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe e ka kërcënuar. Kur polici po vizitohej, mjekja konstatoi, se Kacaboni ishte vizituar pak kohë më parë nga një koleg i saj dhe kishte bërë të gjitha ekzaminimet. Polici ka filluar të tregojë episode të jetës së tij personale dhe e ka pyetur mjeken për origjinën. Kur nuk ka marrë përgjigje, ai është ngritur dhe ka nxjerrë armën e shërbimit nga një qese, duke e mbushur në sy të mjekes.Ngjarja është filmuar nga vetë mjekja dhe situata e treguar, provohet qartë.Doktoresha Jona Leka e denoncoi incidentin dhe policia shkoi menjëherë dhe shoqëroi Kacabonin. Por në ambientet e komisariatit mjekja kuptoi, se ngjarja po mbulohej nga kolegët e policit.Kur “Stop” filloi të interesohej për rastin në Policinë e Gjirokastrës dhe AMP nisën të lëvizin gjërat dhe u bë gati dokumentacioni për në prokurori. Shefi i AMP,Gjirokastër,Vasil Kalluci, pohon veprimet në fjalë, që duhet t’i kishte ndërmarrë, që kur Siri Kacaboni u shoqërua në kushtet e flagrancës.


Pret pensionin, fitoi gjyqin në 2018-ën, në Apel s’është bërë asnjë seancë

Jemi në Tiranë me zotin Agron Çiço, rreth 70 vjec, por që ende nuk ka dalë në pension, pasi ka probleme me njohjen e viteve të punës për vitet ‘77-‘94, kohë, kur ka punuar në Minierën e Valiasit. Në vitin 2018 Agroni ka fituar gjyqin në shkallën e parë dhe prej asaj kohe, cështja është në Apel, ku nuk është zhvilluar asnjë seancë. Këto ditë është prezantuar projekt-ligji për njohjen e viteve të punës, për ata, që kanë probleme me dokumentacionin para 1 janarit ’94. Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado shpjegon, se me miratimin e këtij ligji, do të anullohet procesi gjyqësor për Agronin dhe të gjithë ata, që janë në të njejtën situatë dhe do të bëhet lidhja e pensioneve.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Mjekja shum e shkathet .bravo ..qenka tmeru ...

jxjxjxmslsos
Автор

E qete mjekja dhe e forte Bravo mjekja

NatashaPrifti-dl
Автор

Eshte mjeke shume e mire se me ka kuruar pa koker leku❤

aleksandrabalili
Автор

Te lumte goja o zonja kryemalli Respekt te verteten po tregon bravo

sebihamorina
Автор

I lumte doktorreshes shpetoj veten shpetoj dhe komunitetin ku ai jeton ishte i paparashikushem Pershendesim dhe emisjonin stop qe i shkon gjer ne fund problemit ju lumte

DallandysheCanaj
Автор

Ket e bete kastilreee😂😂🎉🎉🎉😂😂😂😂😂🎉😂 20:48 20:49

irisamankolli
Автор

Ai eshte munduar te behet gati per Kontrolle 🚔 dhe nuk di ta s, qarroje pastaj pse duhet te shkonte ne Spitale me Pistolete ai nuk po shkonte ne Komisiariate 😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂

AlmaGerkereineke
Автор

Ky eshte nje veprim instiktiv !Ne e kemi ketu ne lagje Siri Kacabuni dhe eshte njeriu me paqesor !Meqense doktoresha eshte e arsimuar dhe shume e prokupuar per shendetin mendor te tij ajo do ta sheroje duke e nxjerr ne emision te tille ?Apo mos ndoshta do duhej ti drejtohej nji kolegu te saj duke i bere seanca per ta kuruar .

FeruzeTocaj