Top News – Vendimet e Asamblesë së PS-së: Çuçi merr vendin e Ballës, Klosi zëvendëson Gjiknurin

preview_player
Показать описание
Pas mbledhjes me dyer të mbyllura të qeverisë, kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama mblodhi edhe Asamblenë e partisë, në një ambient privat në periferi të kryeqytetit.
Mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste zgjati më pak se një orë, teksa një nga vendimet e saj ishte emërimi i Blendi Çuçit si kryetar i Grupit Parlamentar të kësaj force politike.
Çuçi merr kështu vendin e Taulant Ballës, i cili pak ditë më parë u emërua Ministër i Brendshëm, duke zëvendësuar pikërisht Blendi Çuçin, fill pas publikimit të videos për ngjarjen e Thumanës, ku të afërm të ish-deputetit Rrahman Rraja rrihnin brutalisht dy qytetarë, për shkak të një konflikti.
Vetë Çuçiu e quajti një përgjegjësi të madhe drejtimin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, teksa doli nga Asambleja.
Një tjetër vendim i Asamblesë ka qenë edhe shkarkimi i Damian Gjiknurit nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste dhe zëvendësimi i tij me Blendi Klosin.
Duke dalë nga Asambleja, Gjiknuri u mjaftua vetëm me fjalinë “më mirë do të bëhet”, duke refuzuar të komentojë më tej vendimin për zëvendësimin e tij me Blendi Klosin.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#PS#TopChannel
Рекомендации по теме