Top News – Çfarë përmban aneksi I marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

preview_player
Показать описание
Fill pas takimit maratonë mes Albin Kurtit dhe Aleksander Vuçiç në Ohër, ndërmjetësuiesi i BE-së, Joseph Borrell publikoi edhe pikat e aneksit të marëveshjes, të dakordësuar mes palëve.
Kështu në aneks sanksionohet angazhimi I palëve për të respektuar të gjithë pikat e marrëveshjes dhe dakordësia e tyre për të ngritur brenda 30 ditëve një Komitet të përbashkët Monitorimi, të kryesuar nga Bashkimi Europian.
Gjithashtu theksohet se implementimi i marrëveshjes dhe aneksit të saj, do të lidhet drejtpërdrejtë me procesin e anëtarësimit të të dy vendeve në BE, teksa kjo e fundit ngarkohet të përfshijë detyrimet e reja të Serbisë, në kapitullin e 35-të të negociatave.
Në aneks sanksionohet dakordësia e palëve për të hartuar menjëherë Deklaratën për Personat e Zhdukur, si dhe pë rtë nisur menjëherë nga puna, pë rzbatimin e Nenit 7 të marrëveshjes. Ky nen lidhet me të ashtuquajturin Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, të cilave Kosova ka marrë përsipër t’u garantojë vetmenaxheim brenda rendit kushtetues të vendit.
GJithashtu, sa i përket Nenti 9,tani është BE-ja që merr përsipër mbledhjen e një conference donatorësh për të gjetur investimet e nevojshme për implementimin e tij, megjithatë nuk do të ketë asnjë disbursim, nëse palët nuk ecin përpara me zbatimin e marrëveshjes.
Gjithashtu në aneks, të dy palët angazhohen të mos bllokojnë implementimin e asnjërit prej neneve dhe marrin parasysh të gjithë pasojat negative mbi procesin e anëtarësimit dhe ndihmën financiare nga BE-ja, nëse pengojnë zbatimin e marrëveshjes.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Negociatat#Oher
Рекомендации по теме