“E pashë kur hipi në makinë”, gruaja: Burri më la për tjetër, prej 9 vitesh s'kujtohet për të birin

preview_player
Показать описание
Një histori njerëzore dhe një apel për ndihmë që nënë e bir të vazhdojnë jetën normale. Kjo është historia e Linditës, një gruaje që rrit e vetme djalin e saj pa ndihmën e babait e cila ka ardhur sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24.

Lindita është 45 vjeç, jeton në kryeqytet së bashku me të birin 13-vjeçar. Kanë kaluar së bashku një kalvar të gjatë vuajtjesh e dhimbjesh. E divorcuar kohë më parë ajo po përpiqet t’ia dalë e vetme, por duket se nuk ka qenë dhe aq e lehtë. Për vite të tëra ka pasur probleme shëndetësore dhe e ka përjetuar shumë keq këtë periudhë.

Megjithatë pavarësisht ndarjes shqetësimi që ka prej 10 vitesh është se ish-bashkëshorti jo vetëm nuk interesohet, por nuk pranon të paguajë detyrimin ushqimor ndaj fëmijës. Lindita vetë është e papunë dhe në kushtet në të cilat ndodhet jetesa dhe kujdesi për të birin bëhet akoma më i vështirë.

“Fëmijëria dhe adoleshenca ime ka qenë e lumtur. Babi im është ndarë nga jeta kur unë kam qenë 7 vjeç. Nëna ime na ka rritur e vetme, ajo ka punuar gjithë kohës, ka sakrifikuar çdo gjë. Më ka munguar figura e babait, por vëllezërit janë munduar ta bëjnë rolin e tij. Jam diplomuar për fizikë, në universitetin e Shkencave të Natyrës, edhe pse ëndrra ime ishte të bëhesha mjeke. Jam shkëputur nga profesioni i mësueses për arsye shëndetësore. Fëmija im ka pasur një sërë problemesh, veç mungesës së babait ai ka rënë edhe nga kati i dytë dhe ka pasur probleme shëndetësore.
E kam njohur burrin, në moshën 32 vjeç me lajmësi. Më prezantoi motra ime, ishte kushëriri i burrit të saj. Pas një muaji u fejova dhe më pas u martuam.
Kërkoja një burrë që të ishte përgjegjës, u martova vonë sepse në moshën time nuk ishte kollaj të gjeje dikë që nuk kishte krijuar familje.
Krijova familje sepse duhet ta krijoja jo se isha e martuar. Ai ishte gjithmonë i pakënaqur, pasi familja e tij nuk më donte fare. Nëse ai do të vazhdonte me mua, do ta hiqnin nga ndihma financiare ekonomike. Ai ishte i varur ekonomikisht.
Familja e tij më trajtonte si shërbëtore në momente të caktuara. Unë e kuptoja që ata nuk më donin. Në momentin që unë e kam njohur atë, kam pasur vëllain të sëmurë me tumor. Më ndodhi më pas fatkeqësia që më iku vëllai nga kjo jetë. Unë fillova ta reflektoja këtë stres edhe në marrëdhënie me të”, tregon Lindita.
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

SHIF SA INTELIGENTE ESHTE PER 1 MUJ KA VENDOS PER JETEN NE MOSHEN 30 VJEC

elaela-kyqg
Автор

Po jo moj zonja sesht ashtu se ne cdo vent te botes cdo njeri i ndare perpiqet vet as nje shtet nuk i strehon se po i stresove ato do kerkojne ndarje qe ti mbaj shteti

zerengul
Автор

Elementet për femi duhet të paguhen asht obligim ju Lutem Gjykata i rregullon kto qeshtje

donboosi
Автор

Po ti moj vajze pse s ben si nena jote qe sakrifikoi me ju rrit ju dhe sidomos ti ke nje femi e jo 6...ulu e mendo .puno e sakrifiko per femin tend mos prit se do te krijoj mundesi per jetese ajo shum e vogel qe mund te marresh nga babai femis ..esh bukur te behesh nen po esh dhe me bukur te lodhesh e te sakrifikosh per ate femin..

meritanaska
Автор

Qa jan keto gra qe vine ne studje e mbulojne surratit

bardha
Автор

Po nuk ju vjen zor qe komentoni keshtu ju mire meshkujt por ju mi piripicka jeni femra vet duhet ta provoni vet ne kurriz e do komentoni keshtu

samuelistrefi