Anjeza Branka dhe Niku - Ngadale, 22 Dhjetor 2005 - Top Fest 3

preview_player
Показать описание
Top Fest, festival i muzikës moderne shqiptare ka nisur ne vitin 2004. Festivali është një eveniment, i cili i jep mbështetje artisteve te afirmuar te muzikës shqiptare, ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Malin e Zi, dhe diaspore.Ne Top Fest jane prezantuar kryesisht kengetare te rinj te muzikës moderne. Kengetare dhe grupe qe jane prezantuar per here te pare ne Top Fest jane: Stine, Grupi Asgje Sikur Dielli, Adrian Gaxha, Indrit Mesiti, Grupi Kthejllu, Alban Skenderaj, Nora Istrefi, Blero, Big Mama, Shpat Kasapi, Vesa Luma, Linda Halimi, Flaka Krelani, Tuna, Valon Shehu, NRG band, Zanfina Ismajli, Malda Susuri, Big Basta, Grupi XXL, Anxhelina Hadergjonaj. Pervec promovimit te artisteve te rinj, ne Top Fest ne keto tete edicione kane qene pjesmarres edhe artiste te njohur te muzikes se lehte shqiptare, ku mund te permenden: Manjola Nallbani, Jonida Maliqi, Mefarete Laze, Mariza Ikonomi, Eliza Hoxha, Grupi Humus, Grupi Troja, Besa.Objektivat e festivalit jane promovimi i muzikes moderne shqiptare, mbeshteja e artisteve te rinj, qe duan te marrin pjese ne kete event dhe nxitja e krijmtarise se muzikes moderne.Struktura e festivalitNe fazen e pare te konkurimit kengetaret bejne prezantimin e kenges se tyre, dhe kjo faze zgjat rreth 2 muaj, ku kendohet playback. Pas perfundimt te fazes se pare nga bordi drejtues i festivalit behet perzgjedhja e kengetareve per ne fazen e dyte gjysem finale. (shpjegim: fazat gjysme finale jane bere ne edicionin e shtate dhe tete ku eshte kenduar “live”)Pas perfundimit te fazes gjysme finale kengetaret kandidohen ne kategorite e cmimeve te festivalit, cmime qe ndahen ne naten finale. Perpara fillimit te nates finale, e cila ne tete edicionet eshte transmetuar live ne Top Channel, si dhe me pas ne kanalin My Music dhe Hd2 ne digitalb, eshte realizuar ne hyrje te salles se eventit "Tapeti i Kuq", ku publiku dhe fansat e kengetareve kane bere foto dhe kane takuar kengetarin ose grupin e preferuar.Nata finale e festivalit eshte konceptuar nje mbremje gala ku ndahen cmime per pjesmarresit ne kategori te ndryshme dhe cmimi i madh, “fituesi i festivalit”. Artiste te njohur, por edhe te rinj jane vleresuar ne keto tete vite me cmime ne kategori si kengetari i ri me i mire, kenga me e mire pop rock, kenga me e mire e rrymes alternative, kenga me e mire hip hop dhe rnb, kengetari me i mire mashkull, kengetarja me e mire femer, cmimi i Internetit, kenga me mire, interpretuesi me i mire, video me e mire, cmimi i Digitalb, cmimi Top Albania Radio dhe Cmimi i madh “Fituesi i festivalit” Cmimi i madh ose “Fituesi i festivalit” nga edicioni i pare dhe deri ne edicionin e katert eshte percaktuar nga votimi i publikut, ndersa nga edicioni i peste deri ne edicionin e tete eshte percaktuar nga votimi i publikut bashke me vleresimin e nje jurie profesioniste.Nga edicioni i pare deri ne edicionin e gjashte, pjesmarresit kane kenduar me superpozim ne fazen e pare dhe ne mbremjen finale. Ne gjashte edicionet e para, ne fazen e pare te prezantimit mesatarisht ne cdo vit kane konkuruar rreth 250 kengetare dhe grupe muzikore, pervec dy edicioneve te fundit qe jane prezantuar 130 artiste.Ne dy vitet e fundit perkatesisht, ne edicionin e shtate dhe te tete, Top Fest prezantoi per here te pare kenget konkuruese te kenduara live, ku kengetaret jane shoqeruar ne gjysem finale dhe ne mbremjen finale nga orkestra e Top channel.Kjo ishte nje sfide e madhe per muziken moderne qe realizohet kohet e fundit dhe qe eshte shume me e nderlikuar ne raport midis orkestres dhe teknologjise se perdorur per realizimin e kengeve. Top Fest vazhdon prezantimin "live" te kengeve dhe ne kete menyre po i jep nje mundesi artisteve shqiptare ne rritjen e cilesise te prezantimit te tyre, duke i sherbyer edhe publikut shqiptar brenda dhe jasht vendit ne publikimin e nje krijimtarie te mire muzikore. Pervec atyre qe suksesin vazhdojne ta ngjisin, top fest vazhdon ende te kerkoje mes te rinjve talente reja.Ky festival eshte nje pasarele me kenge te rrymave te ndryshme, por edhe veshjet dhe performancat qe jane realizuar ne keto tete edicione kane sjelle nje stil te vecante. Ajo qe mund te thuhet tashme eshte se skena e top fest dhe kenget qe jane vleresuar me cmime kane qene ne sintoni perfekte me preferencat e publikut.Kenget e “Top Fest ”te tete edicioneve vazhdojne te transmetohen ne programet muzikore ne valet e Top Albania Radios, My Music ne Digitalb dhe Radio My music.Ne edicionin e pare te Top fest, e paraprinte nje emision tjeter ‘Poleposition”, emision per talentet e reja ne kenge, kercim, aktrim. Drejtues i emisionit Poleposition ka qene Olti Xhezo.Stafi perzgjedhes dhe trainues i pjesmarresve :Kozeta Bakiu, Robert Radoja, Alfred Trebicka, Vikena Kamenica, Ema Andrea, Elona Nallbani. Pjesmarres dhe fiues ne kete talent show ka qene Gresa Gjoceraj, pjesamrres dhe finalist Ledion Lico.
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Le te ikin vitet kjo kenge te jep te njejten ndjesi si ne fillimet e vete, 2024

gledisa
Автор

Kush e dëgjon në 2024 e ka nostalgji për atë kohë?

hahahahahahah
Автор

Prill 2021?? 🤣
Jam zgjuar nostalgjike sot 😌
Me kujtojn femijerin, adoleshencen...sikur koha te kthehej pas 😭

timeout
Автор

Brezi i tik - tok internetit me vjen keq qe po jetoni ne kete kohe qe ka humb dashuria 😢 Kohet me te bukura kam qene vec 14 vjece.. Keng qe ngelen ne memorje ❤🤍

djanadjanna
Автор

like nese dhe ty ta kujtoj romeo kte super kenge 😂😂 😢

youngboyy
Автор

2020-mars-19 ora 03:48 e mengjesit.
Carantina: covid-19

saimir.
Автор

Kjo do jet nje nder kenget me te pelqyera nga te gjithe shqiptarët, dhe kurre nk do ju merzitet ❤❤

xhuliansula
Автор

Kush e degjon kete kenge dhe nuk kujton padrejtesine qe iu be, kenge qe e donte cdo njeri dhe meritonte cmimin e pare .

valbonaloloci
Автор

Sikur koha te kthehej pas 🥺🥺❤️❤️❤️...vite te arta, adoleshenca jone!

elonaqejvanaj
Автор

2022 akoma degjohet kjo kenge... super fare ... e adhuroj akoma kete kete.❤❤❤❤👌👌👌👌👌👏👏👏👏🙏🙏🙏🙏

alesandrodurres
Автор

O zot sa kisha bler nje makin opel kadet dhe dilnim per te ngacmuar vajzat me ket kengen ngrinim zerin e kesaj kenges....u plakem....nostalgji pa fund

asdsdf
Автор

Sapo kuptova qe me ka ikur gjysma jetes 😂

uendiwendy
Автор

Si ka mundesi qe sot ka humbur kjo muzike kaq e bukur ? gjithsesi keto kenge na e kane marre zemren perjetesisht 💜💜

egzonagjurkaj
Автор

2020 like Kush e dgjon Po e bj qe ne dhjetor 2019 se e di qe do degjohet edhe n 2o20

kristialushi
Автор

Cfare kengesh cfare nostalgia cfare femijerie mungon dashuria mungoni respekti mungon cdo gje ! Sot ke cdo gje por ne shpirt asgje 🔒 2021 🖤

arjolondon
Автор

Keng qe nuk harrohet, une e degjoj cdo here dhe nuk merzitet, sa vite kane kaluar , e degjoja qe ne 9 vjecare dhe tani e degjoj qe jam ne universitet ! Bravo Anjeza - Niku 🤗🤩👏

anxheloago
Автор

Niku TO DIE FOR the best. Stine në sfond ❤️ pas kaq vitesh akoma në 2020 jemi Ketu. Pershendetje per ne Nga Fieri qe u bem aq shume krenar me kete djale

shasenaramaj
Автор

kur lexoj keto komentet tuaja kaq te kendshme, me ben ta kuptoj qe skam qene vec une e cmendur per kete kenge....

blertainlove
Автор

11/01/2021 nostalgji ne cdo mbremje qe behesh ne gjimnaz gjithmon do ishte kjo keng ❤️13 vjet kaluar

rqsmnwd
Автор

15 vjeç isha JQJ kur e dëgjova për herë të parë dhe lëvizja, nuk e kuptoja si ndodhte, kaq këng e bukur është!! Shpërthenin diskot për vite me rradhë dhe akoma dua t'a dëgjoj nëpër clube... Tetor 2021!

shpetimfresku