A1 Report - 3 viktima në Tiranë, gjyshi vret nipin e veten. Atentat 50-vjeçarit

preview_player
Показать описание
TIRANE - Tirana është zgjuar mëngjesin e kësaj të marte me dy vrasje tragjike të ndodhura në zona periferike të saj, me tre jetë të humbura. Në Fushë-Prezë gjyshi qëlloi me çifte nipin e tij vetëm 20 vjeç duke i marrë jetën. Por tragjedia e kësaj ngjarjeje ka vijuar edhe më tej, kur 81-vjeçari Ahmet Doda ka qëlluar veten me armë gjatë negociatave me policinë për t'u vetëdorëzuar. Sakaq në Kamzë 50-vjeçari Qerim Skaci u ekzekutua me plumb në kokë ndërsa po çonte fëmijën e tij për në kopësht.

Atentati në Kamëz

50-vjeçari u qëllua me plumba para fëmijës së tij
Vrasja e parë ndodhi në Kamës rreth orës 09:00 të mëngjesit. 50-vjeçari Qerim Skaci u qëllua me dy plumba pistolete, një në kokë dhe një në trup teksa ndërroi jetë në spital. Autori, identiteti i të cilit ende nuk është mësuar, dyshohet të jetë rreth të 30-ave.

Komunikimi me viktimën: Ti je Qerim Skaci?
Autori ka qëlluar në drejtim të 50-vjeçarit në momentin që ky i fundit sapo kishte dalë nga banesa dhe ishte me djalin e tij për ta dërguar në kopësht. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, atentatori i është afruar viktimës duke e pyetur nëse është ai Qerim Skaci, për t’u siguruar për personin që do të ekzekutonte duke hedhur kështu dyshimet se mund të jetë një vrasje me pagesë. Ky ka qenë edhe bashkëbisedimi i vetëm ndërmjet autorit dhe viktimës, ku pas të shtënave atentatori është larguar nga vendi i ngjarjes, duke u fshehur përmes komplekseve të pallateve.

Atentatori u largua me makinë, e priste bashkëpunëtori
Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur gjithashtu se autori 30-vjeçar nuk ka qenë i vetëm, por se në momentin e largimit nga vendi i krimit ai është pritur nga një person tjetër me një automjet, ku së bashku me të janë larguar.

50-vjeçari Qerim Skaci me precedentë penalë
Nga verifikimet paraprake të policisë rezulton se viktima ka qenë një person me precedentë penalë, dhe se dyshohet se atentati ndaj tij mund të ketë ndodhur për konflikte të mëparshme të 50-vjeçarit.

6 të shoqëruar në polici
Policia shoqëroi në komisariat 6 dëshmitarë për t’i marrë në pyetje, si dhe janë ngritur një sërë postblloqesh në kryeqytet me qëllim ndalimin dhe arrestimin e atentatorit.
Рекомендации по теме