A1 Report - 3 viktima në Tiranë, gjyshi vret nipin e veten. Atentat 50-vjeçarit

preview_player
Показать описание
TIRANE - Tirana është zgjuar mëngjesin e kësaj të marte me dy vrasje tragjike të ndodhura në zona periferike të saj. Në Fushë-Prezë gjyshi qëlloi me çifte nipin e tij vetëm 20 vjeç duke i marrë jetën, ndërsa në Kamzë një 50-vjeçar u ekzekutua me dy plumba në kokë ndërsa dilte nga një lokal pranë shtëpisë.

Atentati në Kamëz

50-vjeçari u qëllua me dy plumba në kokë sapo doli nga lokali
Vrasja e parë ndodhi në Kamës rreth orës 09:00 të mëngjesit. 50-vjeçari Qerim Skaci u qëllua me dy plumba pistolete në kokë dhe ndërroi jetë në spital. Autori, identiteti i të cilit ende nuk është mësuar, dyshohet të jetë rreth të 30-ave.

Komunikimi me viktimën: Ti je Qerim Skaci?
Autori ka qëlluar në drejtim 50-vjeçari në momentin që ky i fundit po dilte nga një lokal, poshtë pallatit ku ai banonte. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, atentatori i është afruar viktimës duke e pyetur nëse është ai Qerim Skaci, për t’u siguruar për personin që do të ekzekutonte duke hedhur kështu dyshimet se mund të jetë një vrasje me pagesë. Ky ka qenë edhe bashkëbisedimi i vetëm ndërmjet autorit dhe viktimës, ku pas të shtënave atentatori është larguar nga vendi i ngjarjes, duke u fshehur përmes komplekseve të pallateve.

Atentatori u largua me makinë, e priste bashkëpunëtori
Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur gjithashtu se autori 30-vjeçar nuk ka qenë i vetëm, por se në momentin e largimit nga vendi i krimit ai është pritur nga një person tjetër me një automjet, ku së bashku me të janë larguar.

50-vjeçari Qerim Skaci me precedentë penalë
Nga verifikimet paraprake të policisë rezulton se viktima ka qenë një person me precedentë penalë, dhe se dyshohet se atentati ndaj tij mund të ketë ndodhur për konflikte të mëparshme të 50-vjeçarit.
Рекомендации по теме