Top News - UÇK protestë kundër Kurtit!/ Qeveria nuk u rrit pensionet veteranëve të luftës

preview_player
Показать описание
Një vit pasi protestuan kundër Projektligjit për pagën minimale, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar sërish masa, pasi deputetët e qeverisë miratuan këtë draft të enjten.
Ligji nuk u garanton rritjen e pensionin me vlerën e pagës minimale veteranëve të luftës.
Në këto kushte., Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbajnë protestë të shtunën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Protesta është paralajmëruar në një postimi në rrjetin social Facebook, të kryetarit të OVL-UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla.
Në njoftim ndër të tjera thuhet se do të protestohet kundër skandaleve qeveritare. Protesta thuhet se do të nisë në orën 18:00.
Sipas ligjit të ri të qeverisë Kurti, veteranëve nuk u garantohet rritja e pensionit, siç do të rritet paga minimale nga 170 në 264 euro.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#UÇK#TopChannel
Рекомендации по теме