Top News- Plani i Macron për Shqipërinë/Integrimi, Franca e shqetësuar për Ballkanin

preview_player
Показать описание
Një nga zërat kritikë dhe kërkues ndaj procesit të integrimit të Ballkanin Perëndimor në BE, Franca merr më një janar presidencën e unionit dhe presidenti Emmanuel Macron ka hartuar tanimë një plan për unionin.
Duke ndryshuar qasjen ndaj rajonit, ai kërkon që Bashkimi Evropian, me mbështetjen Ëashingtonit, të nxjerrë Ballkanin Perëndimor nga ngërçi, veçanërisht kur bëhet fjalë për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Burime të BE-së thonë për Euracitv se presidenti francez Emmanuel Macron, të cilin e presin zgjedhjet në prill, do të bëjë diçka më shumë për të kapërcyer edhe tensionet në Ballkan.
Kreu i shtetit francez është shumë i shqëtësuar për Bosnjën dhe Kosovën dhe ka paralajmëruar së fundmi se “historia po kthehet” në Ballkanin Perëndimor dhe se “ndonjëherë është tragjike”.
Macroni, me mbështetjen e disa anëtarëve të tjerë të klubit evropian, ka kërkuar më parë që procesi i zgjerimit të Unionit në Ballkanin Perëndimor të shndërrohet nga një proces burokratik-teknik në një proces më të prekshëm dhe më politik.
Megjithatë, si Parisi ashtu edhe disa qeveri të tjera në BE ende besojnë se Bashkimi Evropian, i uhet së pari të transformojë radhët e tij të brendshme, veçanërisht procesin e vendimmarrjes, në mënyrë që të mund të pranojë anëtarë të rinj.
Sipas burimeve në Bruksel, kjo është një pasqyrim i situatës reale dhe nuk është e pamundur që në të ardhmen e afërt BE t’i hapë dyert e saj një anëtari të ri.
Duke shpjeguar disa ditë më parë, programin e presidencës franceze të BE-së, Macroni vuri në dukje se BE-ja “ka një përgjegjësi shumë të veçantë” ndaj Ballkanit Perëndimor dhe se duhet të angazhohet dhe të investojë më fort, në mënyrë që të inkurajojë integrimin ekonomik dhe lidhjet mes njerëzve.

Pamje :AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Franca#Macron#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Franca esht arsyeja perse nuk hapen negocjatat I ka filma jan pro serb ose kelysh rus sa per sqarim

dashmusaku
Автор

Franca e Shqetesuar per Ballkanin hahahahahahahahahah

gezimmucaj