filmov
tv
Çështja “Gërdeci”/ Kalon për gjykim dosja për Fatmir Mediun - Vizion Plus
Показать описание
Ish-ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu është marrë zyrtarisht i pandehur nga Gjykata e Posaçme për çështjen Gërdeci nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shpërdorimit të detyrës sipas kodit ushtarak.
15 vjet pas ngjarjes tragjike, togat e zeza morën parasysh kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të çelur një proces të ri gjyqësor ndaj deputetit Mediu, sikundër pranuan edhe kërkesën e mbrojtësve ligjorë të tij për gjykim të shkurtuar.
Nga ana tjetër, gjykata refuzoi kërkesën e familjes Durdaj për të qenë palë në procesin gjyqësor, në një kohë kur rihapja e hetimeve, u bë me kerkesë të familjarëve të 7-vjeçarit Edison Durdaj, që humbi jetën nga ky shpërthim.
DORIAN MATLIJA
AVOKAT
E vetmja arsye që mund të kuptohet, sipas prokurorëve akuza në fjalë nuk paska lidhje me shpërthimin. Unë nuk e konsideroj këtë të vlefshme si procedurë, familjarët duhet të ishin aty. Kemi mundësitë tona të ankimit. Dosja nuk është e plotë. Ky proces do të jetë me pjesëmarrjen e familjarëve, nuk ka për të shkuar dot para pa praninë e tyre dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe.
ZAMIRA DURDAJ
E EMA E ERISON DURDAJ
Nuk jam e kënaqur me këtë veprim që bënë. Është e turpshme, unë do i drejtohem KLP-së dhe KLGJ-së, do të kenë ankim nga unë. Duhet të shkarkohet SPAK-u i gjithi. Kam pakënaqësi edhe për prokurorët, edhe për gjyqtarët. Në ankimim në KLP dhe KLGJ. Zamira do të vazhdojë betejën. Është turp, vetëm për të zezën e tyre e kanë, jo për mua.
Akuza e shpërdorimit të detyrës për të cilën ish-ministri i mbrojtjes akuzohet parashikon një dënim ngaderi në 7 vjet heqjë lirie, ndërsa ajo e shpërdorimit të detyrës me karakter ushtarak dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet. Por është vendimi i togave të zeza ai që do të përcaktojë fatin e Fatmir Mediut, e seanca e parë e gjykimit të fillojë në 24 prill.