Klan News - “Gërdeci”, nis gjyqi për Fatmir Mediun

preview_player
Показать описание
#gerdeci #fatmirmediu #gjyqi

Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu do të përballet me drejtësinë për çështjen “Gërdeci” për të dytën herë pas 14 vitesh. Gjykata e Posçme ka vendosur që të pranojë kërkesën e SPAK dhe të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të Mediut. Ai akuzohet për dy vepra penale Shpërdorimi i detyrës në bashkëpunim dhe Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Ish-ministri ka kërkuar që të gjykohet me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Kërkesë, e cila është pranuar nga gjyqtarja Irena Gjoka. Sipas ligjit, procesi me gjykim të shkurtuar do të thotë që prokuroria nuk mund të marrë prova të reja dhe as nuk mund të thërrasë dëshmitarë. Po ashtu nëse Fatmir Mediu shpallet fajtor, atij i ulet 1/3 e dënimit. Ish-ministri i Mbrojtjes nuk u paraqit në seancë, por u përfaqësua nga avokatët e tij.

Gjykata nuk legjitimoi në proces as familjarët e Edison Durdajt, 7-vjeçarit që humbi jetën nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve. Famija Dudaj ka vënë në lëvizje SPAK për këtë çështe duke bërë kallëzim.

Në seacën e radhës më 24 Prill SPAK duhet që të lexojë konkluzionet përfundimtare për Fatmir Mediun.

Në Shtator të 2021, Gjykata e Poscme e Apelit vendosi që të rihapte çështjen për Fatmir Mediun. Togat e zeza në atë kohë theksonin në vendim se Mediu nuk është gjykuar asnjëherë për çështjen “Gërdeci”. SPAK ka edhe një tjetër porcedim të ndarë për tragjedinë në Gërdec për të cilin vijojnë hetimet. Çështja ndaj Mediut u mbyll më 14 Shtator 2009 në Gjykatë të Lartë kur ai u ri-zgjodh deputet.

Tragjedia e Gërdecit ndodhi më 15 Mars të 2008, nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve humbën jetën 26 qytetarë dhe u plagosën afro 300 të tjerë.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Рекомендации по теме