Masakra në Velipojë, në burg Verracaku dhe 17-vjeçari nën akuzë, masa ju komunikua te Trauma

preview_player
Показать описание
#oranews #rtvora #velipoje #shkoder

Në një seancë të zhvilluar në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë, Gjykata e Shkodrës caktoi masën "arrest me burg" ndaj dy personave që mbetën të plagosur në masakrën e 27 qershorit në Velipojë. Hasan Verracaku (Ferracaku), 54 vjeç, dhe Elmilind Dyli, 17 vjeç u lanë në burg pa afat, ndërkohë që avokatët e të riut kërkuan një masë më të lehtë sigurie për shkak të moshës.

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurimit "arrest në burg" pa afat për Hasan Verracakun (Ferracaku) dhe Elmilind Dylin, dy personat e plagosur në ngjarjen e Velipojës, të cilët u arrestuan si të përfshirë më masakrën që prodhoi katër të vrarë.

Seanca është zhvilluar në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes shëndetësore të të plagosurve që u goditën nga plumbat gjatë përplasjes me armë pranë hotelit të familjes Gocaj në Velipojë.

Burime bëjnë me dije se prokuroria kërkoi për të "dy arrest në burg", ndërsa pala mbrojtëse kërkoi masë më të butë për 17-vjeçarin Elmilind Dyli, për shkak të moshës.

Kjo kërkesë nuk u pranua nga gjykata ndërkohë burimet bëjnë të ditur se dy të plagosurit nuk kanë dhënë deklarime gjatë seancës gjyqësore.

Si pasojë e konfliktit për hapësirën e plazhit mbetën të vrarë shtetasit Kujtim Verracaku (Ferracaku), babai i Arjan Verracakut, 59 vjeç, Musaen Zeneli, 19 vjeç kamarier, Edmond Gocaj, 38 vjeç dhe Xhovani Gocaj 25 vjeç.

Konflikti sipas policisë ka ndodhur për shkak të pretendimeve të palëve mbi ndarjen e plazhit ku vendoseshin hotelet e familjeve Gocaj e Verracaku, të cilat janë në distancë 50 metra nga njëra-tjetra.

Pas debatit verbal gjatë ditës, mbrëmjen e 26 qershorit anëtarët e familjes Verracaku shkuan tek hoteli i familjes Gocaj dhe më pas të dy palët u përballën me armë.

Nga hetimi paraprak dyshohet se në vendngjarje janë përdorur të paktën tri armë zjarri.

Viktimë e pafajshme e shkëmbimit të zjarrit mbeti 19-vjeçari, Musaen Zeneli, i cili një ditë më parë kishte nisur punën si ndihmës kuzhinier.

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Рекомендации по теме