Tv Klan - Masakra në Velipojë, arrestohet Elmilind Dyli | Lajme News

preview_player
Показать описание
#elmilinddyli

19-vjeçari Elmilind Dyli, i shpallur në kërkim si i përfshirë në ngjarjen tragjike në verën e 2021 në Velipojë, ku mbetën të vrarë 4 persona, u arrestua nga autoritetet italiane në Rimini.

Ai u lirua nga Gjykata e Shkodrës në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” disa muaj më parë dhe pasi e theu atë duke u arratisur, e njëjta gjykatë lëshoi një masë tjetër sigurie “Arrest në burg” në mungesë e cila u ekzekutua këtë të dielë.

Policia e Shtetit kishte siguruar informacione prej disa ditësh për vendodhjen e të riut dhe lokalizimi i tij është bërë më pas nga policia italiane. Ai u ndalua gjatë të shtunës në Rimini, teksa identifikimi i tij si Elmilind Dyli u bë vetëm gjatë mëngjesit të së dielës, pas shkëmbimit të informacioneve mes dy autoriteteve.

Në një njoftim zyrtar, Policia tha se Dyli akuzohet për veprën penale të vrasjes dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake në lidhje me ngjarjen e vitit 2021.

Në kërkim për këtë ngjarje janë edhe Abedin dhe Shyqyri Verracaku, të cilët sipas autoriteteve kanë qëlluar me armë zjarri në konfliktin e nisur mes familjes së tyre dhe vëllezëve Gocaj, për shfrytëzimin e hapsirës së plazhit.

Në këtë ngjarje u përdorën 4 armë zjarri, një kallashnikov nga Xhovani Gocaj dhe tre pistoleta që dyshohet se ishin në duart e vëllezërve Verracaku.

Nga ngjarja e rëndë mbetën të vrarë Edmond e Xhovani Gocaj, kamarieri i biznesit të tyre Myrezim Zeneli, si dhe Kujtim Verracaku.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
welcome to shbcf.ru