filmov
tv
Top News - Anullohet zyrtarisht/ Debati i dytë Trump-Biden
Показать описание
Debati i dytë presidencial midis Presidentit Donald Trump dhe rivalit të tij demokrat Joe Biden është anuluar zyrtarisht. Komisioni jopartiak për Debatet Presidenciale konfirmoi se aktiviteti i 15 tetorit nuk do të zhvillohet. Vendimi u mor një ditë pasi komisioni njoftoi se debati do të mbahej "virtualisht" meqenëse Trump ishte infektuar me koronavirus. Por kreu I Shtwpisw sw Bardhw refuzoi tw merrte pjesw ne njw pwrballje me format tw tillw, ndërsa ish-zwvendespresidenti Biden planifikoi një aktivitet me pyetje-përgjigje nga votuesit, drejtuar nga televizioni ABC News për atë natë, menjëherë sapo trumpi refuzoi pjeswmarrjen. Ekipi i Presidentit më vonë u kundërpërgjigj me një thirrje për të mbajtur debatet siç ishin planifikuar pasi mjeku i presidentit tha se ai mund të mbante aktivitete publike duke filluar nga e shtuna. Por, komisioni zgjodhi te mos e merrte parasysh vendimin e mjekut ne fjale për të mos I patur dy kandidatët në një sallë së bashku, duke përmendur si arsye kujdesin, nisur nga shqetësimet shëndetësore. Debati i tretë, i parashikuar për në 22 tetor në Nashville, Tenesi, është ende i planifikuar të mbahet.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#DonaldTrump#JoeBiden#TopChannel