Top News - OBSH këshillon/ Të shmangen izolimet masive

preview_player
Показать описание
Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se autoritetet duhet të përpiqen të shmangin masat "ndëshkuese" të izolimit, pasi shumë vende po përballen me rritje të mprehtë të numrit të të infektuarve me koronavirus. Komentet i bëri shefi i emergjencave në OBSH, Mike Ryan, në një konferencë në Gjenevë, pak pasi OBSH-ja raportoi rritje rekord një-ditore të rasteve globale të koronavirusit.Mbi 338,000 infektime u raportuan brenda 24 orëve. “ Ndonjwherw, wshtë e pashmangshme dhe ne e pranojmë, por do tw ishte mirë të shmangeshin izolimet që janë kaq ndëshkuese për komunitetet, për shoqërinë dhe për gjithçka tjetër", tha Ryan. Në lidhje me masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, Ryan tha se "nuk ka përgjigje të reja pasi ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë". Këto ditët e fundit, Europa po raporton më shumë raste sesa India, Brazili ose Shtetet e Bashkuara. të premten, në Madrid u vendos gjendja e jashtëzakonshme ndërsa një hov të sëmundjes kanë raportuar së fundi edhe Gjermania, Çekia e Italia.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#OBSH#Izolim#TopChannel
Рекомендации по теме