Top Channel/ Liverpool, protestë kundër emigrantëve të paligjshëm

preview_player
Показать описание
Një makinë policie është djegur gjatë një proteste në qytetin e britanisë së madhe Liverpool.
qytetarët atje protestojnë kundër emigrantëve të paligjshëm që po strehohen në hotelet vendase nga autoritetet.

Pamje të publikuara tregojnë qindra njerëz duke brohoritur jashtë hotelit që po përdoret për të strehuar emigrantët ilegalë.

Një grupim i mbrojtjes së emigrantëve i quajtur ‘Care4Calais’ thanë se ishin bllokuar në një parkim pasi protestat kishin dalë jashtë kontrolli.

Policia vendase tha se protesta u bë e dhunshme teksa grupi ndaloi aktivistët e refugjatëve rreth orës 6.30 të pasdites, në këtë kohë nisi dhe dhuna ndaj oficerëve të policisë.

Policia angleze njofton se arrestoi tre persona për trazira të dhunshme. Nuk është raportuar për të plagosur.

Kreu i policisë vendase tha: “Ne respektojmë të drejtën e protestës por skenat e mbrëmjes së të shtunës ishin të papranueshme pasi vinin në rrezik komunitetin.

mbërritja e mijëra refugjatëve përmes ngushticës së lamashit nga Franca kanë shtuar tensionet mes komuniteteve vendase në britaninë e madhe
Pamjet: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Liverpool#Protesta#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Kane te drejte hyet nga dera dhe jo nga dritarja.

pirok
Автор

Shume mire e bejne c'do njeri ne vendin e vet.

Milan-gvkl