Qafa e Valbonës në Alpet Shqiptare

preview_player
Показать описание
Videot i kam xhiruar në Qafën e Valbonës - në Alpet Shqiptare / Data: 04.07.2021 /

Një nga territoret më atraktive dhe më magjepse të trevave shqiptare me bukuri të shumta natyrore dhe pasuri të mëdha turistike, janë Alpet Shqiptare.

Alpet Shqiptare (dhe ndonjeherë të quajtuar Bjeshkët e Nemuna ose edhe Bjeshkët e Bekuara)

Lugina e Valbonës shtrihet në qendër të Alpeve Shqiptare, në Rrethin e Tropojës. Lugina e Valbonës ka statusin e Parkut Kombëtar dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 8.000 hektarësh.

Natyra e këtij parku është e pasur me varitete të përshtatshme për turizëm, peshkim e alpinizëm. Në pjesën e brendshme të Parkut ka mjaft shpella interesante, nga të cilat dallohet Shpella e Dragobisë. Ka një klimë malore me dimër të ashpër, me reshje të dendura shiu e bore, me temperatura të ulëta dhe periudhë të gjatë me ngrica dhe erëra. Nga Mbaskollat deri në Shoshan është e mbrojtur në mënyrë natyrore, ndaj temperatura mesatare në Dragobi është 10,7 gradë: e janarit 0,3 gradë dhe ajo e korrikut 20,4 gradë. Reshjet në Valbonë i kalojnë 2082 milimetra, ndërsa lartësia maksimale e dëborës shkon deri në 224 centimetra me mesatare 94 centimetra. Burimet e saj gjenden në rrëzë të shpatit lindor e qafës me të njëjtin emër, ku ushqehet me burime karstike në lartësinë 1450 m. Nën ujëvarën e pragut të Valbonës, ujërat e këtyre burimeve zhduken nën zhavorre deri në hyrje të Rragamit. Nga ky fshat deri në atë të Valbonës (Selimaj) është 7 kilometra. Sipërfaqja e ujit mungon gjatë verës për shkak të natyrës karstike. Në sektorin e poshtëm, ndanë kalimit në pellgun e Tropojës, Valbona merr degët e rëndësishme, që janë lumi i Gashit (në Shoshan) dhe atë të Bushtricës (Bujan), që e pasurojnë atë më tej. Prurja në Dragobi dhe Gri është respektivisht 12.2 m kub në sek dhe 33.3 metra kub në sekondë. Prurjet maksimale janë në maj dhe lidhen me shkrirjen e borës, kurse prurjet minimale janë 3.7 metra kub në sekondë dhe 11 metra kub në sekondë. Prurjet janë më të mëdha në vjeshtë.

Lugina e Valbonës është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës alpine shqiptare. Kjo luginë ndodhet në pjesën më veriore të vendit në lindje të masivit malor të Alpeve që përfshihet nga rrethi i Tropojës. Lugina e Valbonës nis nga Qafa e Valbonës në perëndim dhe përfundon në luginën e Drinit në jugperëndim, shumë pranë digës së hidrocentralit të Fierzës. Gjatësia e saj nga Qafa e Valbonës deri në lumin Drin është 50.6 kilometra. Lugina e Valbonës është zona turistike më e vizituar në rrethin e Tropojës,madje nga më të vizituarat në Alpet shqiptare pas luginës së Thethit. Kjo zonë me bukuri të rralla është e preferuar jo vetëm nga turistët vendas por edhe nga turistët e huaj, të cilët parapëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatrave më veriorë të vendit.

Klima e luginës është mjaft e freskët gjatë verës. Fshati Valbonë është gati 1000 metra mbi nivelin e detit dhe shtrihet në një zallishte të krijuar prej lumit Valbona. Aktualisht fshati Valbonë ka afro 30 shtëpi, kryesisht kulla të vjetra dy dhe trekatëshe me mure të trashë guri e çati karakteristike alpine me dërrasa druri. Në kullat karakteristike të tërheqin vëmendjen dritaret shumë të vogla dhe frëngjitë e ndërtuara në çdo drejtim për tu mbrojtur. Në qëndër të fshatit ndodhet një lokal që shërben në natyrë kryesisht, mish të pjekur në hell dhe meze e bylmet të zonës. Pranë lokalit është një basen i vogël për rritjen e troftës pikaloshe të Valbonës. Në Valbonë nuk ka hotel të mirfilltë, por disa shtëpi-kulla karakteristike janë përshtatur sipas traditës në hotele për turistët. Çmimet e fjetjes dhe ushqimit janë të arsyeshme. Nëpërmjet bllokut të lartë malor të Jezercës në veri, Zhaborreve dhe Grykave të Hapura në Jug, formohet një govatë tipike akullnajore. Në shpatet e thepisura të maleve të Kollatës e Rrethit të Bardhë shikon borë të përhershme dhe ngjitja në to, do të ishte një sfidë për çdo alpinist profesionist. Ujëvara e Rragamit që ndodhet pranë fshatit me të njëjtin emër, sipër Valbonës, është një tjetër mrekulli e natyrës alpine që nuk duhet lënë pa vizituar. Valbona gjatë 4-5 muajëve të dimrit është krejtësisht e izoluar nga bora kështu që në këtë kohë është e pamundur të vizitohet.
---- ----
Maja e Jezercës është maja malore më e naltë e cila shrtrihet në Malësinë e Madhe të Alpeve Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna), në Shqipërinë Veriore që shtrihet në kordinatat gjeografike, Lat/lon : 42,44000 °N / 19,81000 °E dhe ka lartësia mbidetare 2694 m.
Рекомендации по теме
join shbcf.ru