Top News-Tmerr në Alpet e Valbonës, bllokohet tre turistë; njëri përfundon në humnerë dhe humb jetën

preview_player
Показать описание
Tmerri në alpet e Valbonës vazhdon pas rënies në greminë të turistëve gjermanë. Turisti gjerman që ndërroi jetë pasi ra në humnerë, ende nuk është nxjerrë nga vendi ku ka përfunduar në malet e Veriut të vendit. Bëhet e ditur se helikopteri që ka shkuar në zonë nuk ka mundur që të nxjerrë dot viktimën nga vendi ku ka rënë.
Për këtë arsye është kërkuar ndihmë nga aplinistët e Kosovës, të cilët janë nisur me urgjencë në vendin e ngjarjes. Nga sa është bërë me dije deri më tani, turisti që ka humbur jetën rrëshqiti në akull dhe përfundoi në humnerë, ndërsa gjatë rënies është përplasur me kokë në një pemë duke gjetur vdekjen.
Mësohet se turistët ishin duke shkuar drejt Thethit dhe se janë rrëzuar në shtegun që të nxjerr nga alpet e Valbonës në ato të Thethit. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Valbonë#Turiste#TopChannel
Рекомендации по теме