Top Channel/ Bie miti, ekspertët: “Edhe të vaksinuarit përhapin variantin Delta”

preview_player
Показать описание
Varianti Delta përhapet më lehtë sesa variantet e tjera të virusit korona edhe mes personave të vaksinuar kundër Covid-19. Raportet nga vende të ndryshme po konfirmojnë frikën e shkencëtarëve sipas të cilëve varianti indian që u përhap me shpejtësi të frikshme në prill dhe maj 2021 në këtë vend ka më shumë të ngjarë se variantet e tjera që të përhapet mes të imunizuarve. Të dhënat nga testet e Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe Singapor tregojnë se personat e vaksinuar që infektohen me Delta-Sars-CoV-2 mund të kenë në zgavrën e hundës po aq virus sa të pavaksinuarit. Për këtë arsye, ekspertët rekomandojnë me forcë mbajtjen e maskave dhe respektimin e distancës fizike. Pavarësisht nga mbrojtja prej vaksinimit, disa nga të vaksinuarit mund ta kalojnë virusin Delta tek të tjerët dhe të kontribuojë për përhapjen e tij, thotë David O'Connor, virolog në Universitetin Ëisconsin-Madison. Studiuesit theksojnë se vaksinat Covid-19 mbrojnë kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve, por të dhënat mbi transmetimin e variantit Delta tregojnë se "njerëzit që vaksinohen duhet të respektojnë ne vazhdimesi masat parandaluese. Sipas tyre, duke pasur parasysh nivelet e larta të virusit Delta që vërehen në javën e parë të infektimit, masat mbrojtëse si maskat dhe higjiena e duarve të mund të zvogëlojnë transmetimin janë të rëndësishme për të gjithë, pavarësisht nga statusi i vaksinimit.\
Pamjet: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Vaksina#TopChannelNews
Рекомендации по теме