Çmenduri në rrugët e kryeqytetit, bulevardi 'Migjeni' kthehet në pistë për garat me motor

preview_player
Показать описание
#oranews #rtvora #tirane

Rrugët e kryeqytetit vijojnë të konsiderohen si pista garash nga drejtuesit e papërgjeshmëm të mjeteve.

Një nga akset "e nxehta" është dhe bulevardi "Migjeni". Siç mund ta shikoni në këto video të siguruara nga Ora News, persona të pasionuar pas shpejtësisë lëvizin si "të çmendur" në bulevardin "Migjeni".

Banorët e kësaj zone e kanë ngritur në vjimësi si shqetësim këtë fenomen, teksa kujtojmë se në këtë bulevard në maj të këtij viti humbi jetën një 45-vjeçar.

Fatmir Avdillari po udhëtonte me një motor me shpejtësi skëterrë, ndërsa në aksident u përfshinë edhe 2 automjete që drejtoheshin nga një 38-vjeçare dhe një 40-vjeçar.

Viktima ishte një person me precedent penal i dënuar në të kaluarën për vrasje si pjesë e bandës së Yzberishtit.

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Рекомендации по теме