Top Channel/ Alqi Bllako mbetet në burg. I kërkoi gjykatës lirinë. Apeli e rikthen në qeli

preview_player
Показать описание
Megjithë argumentin se nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore dhe se nuk ka asnjë mundësi të impaktojë provat e Spak, Alqi Bllako u dërgua sërish në burg dhe jo në shtëpi.

Ai këmbënguli të njëjtin version të pohuar më herët për pafajësi, mos kompetencë për të firmosur shkresa dhe se nuk kishte asnjë mundësi ndikimi për vendimarrjen për inceneratorin, pasi në atë kohë bllako thotë se ka qenë i punesuar në presidencë.

Bllako përmes mbrojtjes synoi një mase më të lehtë se arresti me burg vendosur ndaj tij në fillim të muajit prill.

Parashtrimet e 33 vjecarit u kundershtuan gjate seancës me dyer të mbyllura edhe nga prokurori qe po e heton jo vetëm ish zyrtarin por dhe biznesmenë dhe ish ministrin lefter Koka për aferën disa milionëshe për inceneratorin e Fierit.

Sipas gjyqtares Iliriana Olldashi kërkesa e Bllakos është e pabazuar dhe si e tillë duhet rrëzuar që për ish zyrtarin do të thotë kthim në ambjentet e 313 si i paraburgosur .

Si ish zyrtar qe përfaqesonte nivelin më të lartë të nëpunësit civil në ministrinë e mjedisit Bllako dyshohet për korrupsion pasi spak këmbngul se ai jo vetëm u implikua gjatë procedurave për inceneratorin, dhe firmosi shkresa që tjetërsuan truallin në Fier.

Gjithashtu i ati u punësua si drejtor i këtij kantieri që spak e konsideron një formë korrupsioni të sofistikuar.

Bllako gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se nuk ka firmosur shkresa të tilla mbasi nuk e ka patur nën kompetencë. Ish deputeti Bllako është venfosur njeherazi dhe nën hetim pasuror ashtu sikurse ish eprori i tij Leftet Koka , që pret në paraburgim mbylljen e hetimeve megjithëse ka dorëzuar disa shkresa për të lënë qelinë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#AlqiBllako#Gjykata#TopChannelNews
Рекомендации по теме