Top Channel/Mbyllen shkollat,ikën me gomone/DailyMail reportazh në Cërrik, “qyteti është boshatisur”

preview_player
Показать описание
Gazeta Daily Mail i ka kushtuar një artikull të gjatë largimit të Shqiptarëve drejt Anglisë.

“Komunitete të tëra po kthehen në qytete fantazmë sepse të rinjtë më mirë pranojnë të rrezikojnë e shkojnë me gomonë Angli se sa të jetojnë në vendin e tyre zhytur në korrupsion” shkruan David Jones.

Për ta ilustruar këtë Daily Mail ka udhëtuar në qytetin e Cërrikut për të cilin shkruan se tashmë është boshatisur.

Nuk janë vetëm ata me edukim të ulët apo punëtorë të pa-kualikuar të cilët po largohen nga Shqipëria shkruan Daily Mail duke theksuar se Shqipëria është duke humbur edhe atë që njihet si truri shoqërisë sic janë doktorët, mësuesit, bankierët dhe njerëz nga shtresa e mesme.

Duke cituar autoritetet lokale të arsimit në Cërrik, kjo gazetë anglez thotë se ky qytet këtë vit ka 272 nxënës më pak dhe se dy shkolla janë mbyllur.

Situata e njëjtë edhe në shkollën e mesme Tomorr Sinani e cila mund të akomodojë 430 nxënës por kanë mbetur vetëm 150.

Janë 3000 mjekë e infermierë shqiptarë shkruan Daily Mail të cilët kanë emigruar në gjermani përmes një skeme rekrutimi. Një skemë e ngjashme mund të përdoret edhe nga shërbimi shëndetësor anglez NHS nëse thjeshtësohen procedurat.

Nëse kjo ndodh Shqipëria do të humbë e Anglia përfitojë.

“Nëse Shqipëria nuk e ndal këtë, atëherë askush nuk do të mbetet për ta ndërtua prosperitetin e këtij vendi. Në të tilla kushte do të përballet me sheshe bosh të qyteteve të saj” theksohet në fund të artikullit.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Cërrik#TopChannelNews
Рекомендации по теме